LAJMI I FUNDIT:

Lincoln Aviator tërësisht i ri, prezantohet gjatë këtij muaji me tinguj special për paralajmërim (Foto)

Lincoln Aviator tërësisht i ri, prezantohet gjatë këtij muaji me tinguj special për paralajmërim (Foto)

Makina e re luksoze SUV, do të shpaloset gjatë LA Auto Show

Pas 13 vitesh, Lincoln Aviator po rikthehet si një SUV luksoz me tri radhë ulësesh, transmeton Telegrafi.

Me stil elegant, enterier luksoz dhe për herë të parë në një Lincoln me motor hibrid, pritet që Aviator të del në shitje gjatë vitit që vjen, si një model i vitit 2020.

Paralajmërimi që u bë në New York Auto Show, ku ky Lincoln shfaqej pjesërisht, tani është konkretizuar me lajmin se kjo makinë do të shfaqet më 28 nëntor në LA Auto Show.

Detajet ende mungojnë, por prodhuesi ka bër të ditura disa elemente shumë të pazakonta, siçështë ajrosja që do të hyjë në kabinë.

Derisa paralajmërimet me tingull zakonisht mungojnë nëpër makina, Aviator tërësisht i ro do të pajiset me tinguj specialë që janë krijuar nga Detroit Simphony Orchestra. Tingujt unik orkestral, do ta informojnë për gjithçka shoferin, prej lënies hapur të kapakut të rezervuarit, deri te mungesa e vënies së rripit të sigurisë.

Makina do të pajiset me tri nivele të paralajmërimit që përfshijnë atë jo serioz, paralajmërimin e lehtë dhe paralajmërimin e ashpër, të krijuara prej 25 toneve të ndryshme orkestrale. /Telegrafi/