LAJMI I FUNDIT:

Lin Yu-Ting kaloi në finalen e boksit në Paris 2024, turkja që humbi protestoi me shenjën “X”

Lin Yu-Ting kaloi në finalen e boksit në Paris 2024, turkja që humbi protestoi me shenjën “X”

Boksierja Lin Yu-Ting nga Tajvani, ka kaluar në finalen e Lojërave Olimpike në Paris, pasi dominoi turken Esra Yildiz Kahraman në duelin gjysmëfinal të kategorisë deri në 57 kilogramë dhe me vendim unanim të gjyqtarëve dhe siguroi të paktën një medalje argjendi.

Ka qenë interesante pas ndeshjes, pasi turkja ka protestuar publikisht duke i treguar publikut një shenjë “X”, të cilën e ka bërë me gishta.

Vitin e kaluar, tajvanezja, së bashku me algjerianen Imane Khelif, u përjashtuan nga Kampionatin Botëror për shkak se ajo kishte testosteron të tepërt, si dhe kromozomin Y, i cili konsiderohet mashkull.


Më pas Lin dështoi në testet gjinore dhe u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), por u lejua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të garuar në Paris.

Në finale, Yu-Ting do të luftojë për medaljen e artë kundër Julia Szeremeta të Polonisë, e cila mposhti Nesthy Petecio në gjysmëfinalen e dytë.

Para Lin Yu-Ting finalen e kishte siguruar Imane Khelif. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori