LAJMI I FUNDIT:

Limuzinë mjedisore presidenciale: BMW do të blindojë i7 elektrike

Limuzinë mjedisore presidenciale: BMW do të blindojë i7 elektrike

Falë prodhuesit bavarez, politikanët dhe personazhet e famshëm nuk do të duhet të zgjedhin më midis sigurisë personale dhe besimeve të tyre.

BMW ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë limuzinën elektrike luksoze i7 në një version të blinduar, përveç Serisë 7 të blinduar me motor SUS. Lajmi vjen disi i papritur, veçanërisht pasi i7 është tashmë një nga modelet dhe veturat më të rënda BMW në përgjithësi.


Gjithashtu, ekziston problemi i baterive, të cilat duhet të mbrohen dhe ftohen shtesë dhe pozicioni i tyre nuk mund të ndryshohet.

BMW padyshim ka gjetur përgjigje për të gjitha sfidat, kështu që i7 i blinduar është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë gjermane, ai do të ketë një “koncept inovativ mbrojtjeje”, si dhe një “kombinim të patejkalueshëm të mbrojtjes dhe një ekuilibër të hapësirës dhe qëndrueshmërisë”.

Ëndrra e çdo shoferi, YouTuberi me një rezervuar përshkoi me BMW Serie 7 mbi 1.800 kilometra – udhëtoi nga Londra në Madrid
Lexo po ashtu Ëndrra e çdo shoferi, YouTuberi me një rezervuar përshkoi me BMW Serie 7 mbi 1.800 kilometra – udhëtoi nga Londra në Madrid

Nëse mban të njëjtin sistem, i7 i blinduar do të ketë dy motorë elektrikë me një fuqi totale prej 544 kuaj/fuqi (dhe 745 Nm çift rrotullues). Pritet që për shkak të masës së shtuar autonomia të ulet në rreth 480 km, si dhe përshpejtimi në 100 të jetë pak më i keq se 4.7 sekondat që ka i7 xDrive60 standard.

Në çdo rast, nuk kemi asnjë dyshim se BMW i7 i blinduar do të jetë i popullarizuar, veçanërisht për detyrat protokollare si transporti i zyrtarëve të lartë të qeverisë. /Telegrafi/