LAJMI I FUNDIT:

Limoni, partneri i vërtetë për kryerjen e punëve shtëpiake

Limoni, partneri i vërtetë për kryerjen e punëve shtëpiake

Limonët mund të përdoren për të gjitha llojet e pastrimit, duke filluar nga heqja e shenjave të ndryshkut e deri në pastrimin e mikrovalës apo lavamanit. Por, pyetja qëndron se çfarë i bën limonët kaq të mahnitshëm?

Mund ta keni menduar këtë, por përmbajtja e tyre acidike i bën ata produkt të mirë për pastrimin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Acidi citrik që gjendet në lëngun e limonit i pastron shpejt ndyrësirat dhe pluhurin. Veç kësaj, acidi natyral vepron edhe si agjent antibakterial, i cili i largon aromat e këqija dhe i mban gjërat më të pastra për një periudhë më të gjatë kohore.

Nuk duhet harruar as lëvoren e limonit, e cila është e mbushur me vaj aromatik i cili ndihmon në mbulimin e aromave të këqija. /Telegrafi/