Gjatë party-t të organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Limit janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri.

Përveç kërcimeve sensuale, dyshja kanë shkëmbyer edhe puthje, duke treguar afrimitet dhe duke shijuar në maksimum atmosferën festive të krijuar në shtëpi.


Momente të tilla kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve, duke qenë se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë ndër më të komentuarat e këtij edicioni.

Ndërkohë, nga larg, situata është vëzhguar nga Alba, e cila është parë e heshtur dhe e mërzitur, duke ndjekur afrimitetin mes dyshes gjatë festës.

Party-ja duket se ka thelluar edhe më tej dinamikat mes banorëve, ndërsa raporti mes Dolces, Limit dhe Albës mbetet një nga temat që po mban gjallë interesin e publikut në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/