Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se sot po bëhen nëntë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Limaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se, vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 mbetet ndër sukseset më të mëdha të vendit në arenën ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe që i ka hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Ndryshe, sot janë bërë nëntë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte dhënë vendim se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/