LAJMI I FUNDIT:

Limaj u premton mbështetje prodhuesve të Kosovës

Limaj u premton mbështetje prodhuesve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj gjatë takimit me drejtuesit e organizatës “Klubi i Prodhuesve të Kosovës”, u premtoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar se do të gjejnë rrugë dhe forma të bashkëpunimit me qëllim të stimulimit, krijimit të lehtësirave dhe mundësive që prodhuesit vendor ta kujdesin dhe respektin e Qeverisë.

Në këtë takim, anëtarët e klubit e kanë njoftuar zëvendëskryeministrin Limaj me angazhimet, punën, rezultatet, por edhe shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen sot prodhuesit e Kosovës.

“Ne jemi këtu për t’ju ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës, që është obligim i Qeverisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona prodhuese, shtimit të vendeve të reja të punës dhe ju siguroj se do ta keni mbështetjen e fuqishme të Qeverisë për t’i hapur një perspektivë të re zhvillimit të vendit tonë, sidomos sektorit të prodhimit”, tha zëvendëskryeministri Limaj.


Ai po ashtu, tha se mbështetja e fuqishme e prodhuesve vendor do të jetë prioritet, përmes së cilës do të krijohet mirëqenia, ndihmohet paketa sociale dhe mbi të gjitha buxheti dhe fuqia ekonomike e Kosovës vjen duke u rritur.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, u shpreh i bindur se kërkesat e tyre do të jenë të realizueshme, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që t’i jepet rëndësi prodhimit dhe prodhuesve vendor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori