LAJMI I FUNDIT:

Limaj u kërkon të rinjve t’i bashkohen frymës së Nismës

Limaj u kërkon të rinjve t’i bashkohen frymës së Nismës

Nisma për Kosovë ka mbajtur sonte tubim përmbyllës në Gllarevë të Klinës, ku kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se kanë filluar me u fut në një proces të ri të zhvillimit ekonomik, ndërsa ka kërkuar nga të rinjtë dhe të rejat intelektualë që t’i japin shtyje kësaj fryme të re.

Limaj ka bërë thirrje të mos dorëzohen para të keqes, por të bashkohen dhe me këmbëngulje të arrin rezultate të mira.

“Dorëzimi, është me ia dha mundësinë të keqes, heqja dorë, është me ia dhënë një mundësinë të keqes. Këmbëngulja nuk ka qare pa pasur rezultat. E kemi nis një grup i vogël para katër viteve dhe ja ku jemi tash në qeverinë qendrore, dhe do të jemi në çdo qeveri lokale. Edhe në Klinë do të jemi. Nuk ka më vend të Kosovës, cep me cep, ku nuk po përqafohet kjo frymë dhe ky vizion. Kam vendos që djem dhe vajza intelektualë me i bashku dhe me ua ofru mundësinë. Dhe ju do t’i shihni brenda vitit ndryshimet dhe lëvizjet që do të bëhen në nivel qendror”, tha Limaj.

Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Klinës që më 22 tetor të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët e Nismës për Kosovë në Klinë.