LAJMI I FUNDIT:

Limaj takohet me Kasamin, diskutojnë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe dialogun

Limaj takohet me Kasamin, diskutojnë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe dialogun

Zëvendëskryeministrin i Kosovës, Fatmir Limaj sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Limaj ka thënë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, Maqedonia e Veriut ka zgjedhur rrugën e integrimeve evoropiane. “Është bërë një hap i madh me miratimin e këtyre ndryshimeve. Vlerësoj se kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Limaj.

Ai ka porositur Kasamin që të bashkëpunojnë me partitë shqiptare, në mënyrë që të jenë faktor i rëndësishëm në Maqedoninë Veriore.


Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se Maqedonia Veriore e ka mbyllur një çështje shumë të rëndësishme.

Ai tha se Lëvizja Besa do të vazhdojë të angazhohet në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë dhe dialogun me Serbinë, Limaj tha se dalëngadalë situata po kthehet në normalitet.

Votimi i Delegacionit Shtetëror në Kuvend, Limaj tha se Kosova po demonstron së është e gatshme për bisedime të cilat duhet të përfundojnë me njohje reciproke. /Telegrafi/