LAJMI I FUNDIT:

Limaj reagon për zhvillimet në veri: Shtetet mike të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

Limaj reagon për zhvillimet në veri: Shtetet mike të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Limaj u ka shprehur mirënjohjen djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës.


Po ashtu ai i ka ofruar mbështetje të plotë institucioneve të vendit në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

“Poashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar Limaj. në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

“Me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak dhe po nxisin tensione.

U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës.

Institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen time të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës.

Poashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori