LAJMI I FUNDIT:

Limaj premton 400 milionë euro investime në bujqësi

Limaj premton 400 milionë euro investime në bujqësi

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë takimit me strukturat e degës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës, si dhe simpatizantëve të këtij subjekti, ka shpalosur objektivat dhe prioritetet në bujqësi, ku tha se do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim.

Limaj tha se Nisma beson se përfundimisht Kosovës i duhet një qeveri reformatore.


Sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë përfundimisht nga subvencionet dhe të kalohet në mbështetje të fuqishme, transmetn KP.

Limaj theksoi se nga e me qeverisjen e tyre, do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim në bujqësi.

“Mbrojtja e prodhimit vendor, ne jemi këtu në një rajon që është i njohur  për patate dhe vite më herët kemi parë që duke mos pasur mundësi ta shesh dhe ose janë kalbur ose është dashur t’i derdhin dhe kjo nuk duhet të ndodh më. Ma nuk do të ketë raste dhe këto produkte të kalben. Me qeverinë e re, me angazhimin e Nismës nuk do të lejojmë që bujku i Kosovës të jetë në rolin e jetimit dhe të që tregu i Kosovës të pushtohet nga mallrat e rajonit”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai tha se do të lansojnë dhe do të hapin zyrën e vetëpunësimit, ku secili që ka ndonjë ide do të përkrahet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori