Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve të Kosovës. Në këtë takim është biseduar për vendimin e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës për miellin nga Serbia si dhe për shqetësimet tjera të kësaj shoqate.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve tjera të cilat kanë për qëllim stimulimin e prodhuesve vendor.
“Si Qeveri e Kosovës, jemi të vendosur t’iu ndihmojmë aq sa është e mundur. Janë një serë masash të cilat do të merren më qëllim të stimulimit të prodhuesve vendor. Ju inkurajoj të vazhdoni të punoni dhe ne do të kemi vesh të dëgjojmë shqetësimet tuaja”, ka thënë Limaj.
Ai ka kërkuar nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës që të përmirësojnë kualitetin dhe të mos e rrisin çmimin e grurit.
Kurse, Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës se Mullisëve ka thënë se vendimi për vendosjen e masës për miellin nga Serbia i ka ndihmuar shumë atyre.
“Masa që keni marrë na ka dhënë shtytje të madhe. Kjo masë në plane afatgjate do të japë rezultatet e saj. Konkurrenca e brendshme pas këtij vendimi është rritë pa e rritur çmimin. Ne kemi qenë në një krizë të madhe, pas marrjes se këtij vendimi tani jemi në një gjendje shumë më të mirë”, theksoi ai.
Përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve kanë paraqitur edhe disa shqetësime të tyre siç janë: TVSH-ja e dyfishtë në prodhim, çështja e banderolave dhe 3 përqindëshi i tatimit në burim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht