Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron kryeministri Albin Kurti.
Limaj tha se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.
“Jo kur të thotë Albini, nuk jam i gatshëm kur të don Albini. Jep dorëheqje, atëherë po”, tha Limaj për RTV Dukagjini.
“Pa opozitën s’mundet me shpërnda parlamentin. Këto gjëra i di mirë. Politika është profesion nuk është hobi. S’mundet kryeministri, vetëm kishte dhënë dorëheqje dhe kishim shku në zgjedhje”
“Pa opozitën nuk mundet ta shpërndajë parlamentin, kurrë Kosovën s’mundet ta dërgon në zgjedhje pa votat e parlamentit”.
Limaj theksoi se tashmë Kosova është në vit zgjedhor dhe se Kurti nuk duhet të vendos kur duhet të shkohet në zgjedhje.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t’i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.
Me këtë veprim sipas Limajt tre liderët e shtetit janë pajtuar që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të mos shkojë në veri.
Limaj theksoi se Osmani, Kurti dhe Konjufca janë zotuar që për çdo intervenim në veri të koordinohen me KFOR-in dhe EULEX-in.
“Ky njeri praktikisht ia kanë humbë një të drejtë Kosovës. Njësite tona speciale, ua kanë ndalu të shkojnë në veri, asgjë s’është letra e Hashimit. Njësitë tona speciale në veri të Kosovës për detyra të rregullta sigurojnë se ato do të jenë vetëm në raste të veçanta, dhe në njoftim paraprak te KFOR-it dhe EULEX-it… Ata angazhohen në punë vetëm në raste të veçanta, në kooperim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in”, tha ai.
Limaj u shpreh se krerët e shtetit kanë dhënë nënshkrim për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Kjo Qeveri e ka sjellë punën që Asociacionin me këmby me anëtarësim në KiE. U kry kjo punë, nëse vazhdojmë dhe i mbyllim sytë para kësaj dhe ende thonë që s’ka Asociacionin, atëherë kemi probleme tjera, psikologjike e psikike… Për anëtarësim në OKB, NATO ia ka vlejte të jepet nënshkrimi. Jo që ka kushtëzim, por ka zotim nga kreu i shtetit. Tri institucionet kanë dhënë zotimet që kanë me i mbushë kushtet”, tha ai.
Limaj e ka kritikuar kryeministrin për mënyrën se si po e qeveris vendin.
Ai tha se Kurti është duke tentuar ta kapë shtetin përmes sistemeve ligjore.
“Tendenca për ta kapur shtetin është përmes ligjeve. Kurti po do ta kapë shtetin përmes sistemeve ligjore, për atë ligjet i rrëzohen nga Kushtetuesja. Ky po do me kapë institucione civile përmes ligjeve… ligji për shërbyes civilë, për shërbyer publik për doganat, këto janë në funksion të kapjes së shtetit. Kjo është intenca. Ligji i prokurorisë e ka bërë të njëjtën gjë. Kapja e shtetit përmes ligjeve”, tha ai.
Tutje ai theksoi se në tri vitet e Qeverisë Kurti, Kosova nuk ka pasur fare zhvillim ekonomik.
“Kosova sot e tri vite është ndalë si një automjet, nuk po lëvizë, ka pushuar, asnjë punë efektive nuk është zhvilluar. Është shpenzuar energji në tema të tjera. Zhvillim ekonomik nuk ka”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Iu gjetën dhe u sekuestruan disa armë në një veturë të parkuar në një pompë derivatesh në Deçan, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Mickoski: BDI nëse ka prova kundër Mexhitit t’i dorëzojnë ato

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri