LAJMI I FUNDIT:

Limaj nga Deçani: Fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës

Limaj nga Deçani: Fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat e partisë në Deçan.

Me këtë rast, ai tha se fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës.


I pari i Nismës, strukturave të Deçanit iu tha se Kosova ka nevojë për një politikë shtetërore të mençur që bashkojnë njerëzit.

“Vendi sot ka nevojë për njerëz që shohin përtej pragut, përtej shtëpisë së vet, lagjes vet. Kosova sot është e vogël për mos të bërë këtë ashtu siç është. Kosova sot ka nevojë për politikë shtetërore të mençur të urtë. Kosova ka nevojë për njerëz kompetentë që dinë të ofrojnë e bashkojnë rrymat e ndryshme brenda parlamentin dhe jashtë saj”, tha ai, përcjell Kosova Press.

Limaj edhe qytetarëve deçanas iu foli për disa nga prioritetet qeverisëse të tij, të cilat janë zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë fuqizimi i prodhimeve vendore dhe diaspora.

“Ne besojmë që ky vend ka nevojë shumë për mbështetje shtetërore. Ne na duhet një kryeministër që bën reforma të thella dhe një Qeveri e reformave”, tha ai.

Ndërkaq, iu bëri të ditur strukturave se vizioni i Nismës është ai që ofron dhe bashkon njerëzit.

“Ky vizion i moderuar që ofron dhe bashkon njerëz, që i ikë përplasjeve që nuk bën me gisht, që nuk shanë dhe nuk shpifë, nuk mashtron dhe nuk bën pazare – ky është vizioni që do të çojë vendin përpara. Do të ishte mirë që më 6 tetor të instalohet ky vizion dhe mos të humbë kohë Kosova”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Degës së Nismës në Deçan, Shkodran Imeraj kërkoi përkrahje për të parin e partisë, pasi sipas tij Fatmir Limaj përmes veprimtarisë së tij e ka dëshmuar atdhedashurinë e tij për Kosovën.

“Sot Deçani është që krenar po ju mirëpret dhe nga këtu dua të them që falë punës dhe angazhimit tuaj janë bërë shumë punë të mira”, tha ai.

Kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës të Nismës nga Deçani janë Shkodran Imeraj dhe Fatime Jasiqi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
Lufta në Kosovë dhe bombardimi i ambasadës kineze në Beograd: Vizita dashakeqe e Jinpingut në Evropë

Lufta në Kosovë dhe bombardimi i ambasadës kineze në Beograd: Vizita dashakeqe e Jinpingut në Evropë

Gideon Rachman
Kalo në kategori