LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kemi pasur oferta për një qeveri të re pa shkuar në zgjedhje

Limaj: Kemi pasur oferta për një qeveri të re pa shkuar në zgjedhje

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ka pasur oferta për të qenë pjesë e një qeverie të re, por thotë se një opsion të tillë e ka mbyllur në sekondë.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se formimi i një qeverie të re pa shkuar më parë në zgjedhje do t’i bënte dëm interesit vendit.

“Do të bëhen copa. Do të kishte qeveri vetëm për gjashtë muaj dhe s’do të mund të mbijetonte më shumë. Do të rrëzohej me faqe të zezë, kushdo që do të formonte një qeveri të tillë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i NISMA Socialdemokrate ka thënë se një qeveri të tillë nuk do ta preferonte as për rivalët politikë e as për partnerët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se ka pasur një ftesë të tillë për t’u bërë pjesë e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje.

“Më kanë kontaktuar subjekte politike dhe faktorë të tjera jashtë politikës. Ata kanë qëndruar tim për këtë çështje, por unë ua kam mbyllur këtë temë në sekondë”.

Limaj: PSD e mbajti gjallë Qeverinë, Haradinaj nuk u tregua korrekt me ta
Lexo po ashtu Limaj: PSD e mbajti gjallë Qeverinë, Haradinaj nuk u tregua korrekt me ta

Limaj thotë se një qeveri e tillë nuk do t’i zgjidhte problemet me të cilat përballet Kosova.

“Vendi do të shkonte përsëri në zgjedhje dhe do të krijoheshin kriza edhe më të mëdha se këto që jemi apo kaluam”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori