Lily Collins tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan me dekolte të thellë, teksa iu bashkua Minnie Driver dhe koleges së saj Ashley Park në premierën botërore të sezonit të pestë të Emily in Paris, e mbajtur të hënën në Paris.

Aktorja amerikane Lily, 36 vjeçe, dukej absolutisht mahnitëse derisa pozonte në tapetin e kuq me plot yje, të organizuar në Le Grand Rex.


Ylli i Netflix shkëlqeu me këtë ansambël që përfshinte një fustan të zi me shkëlqim, që kishte një detaj si fjongo që i binte varur pjesës së poshtme.

Ajo e theksoi siluetën e saj me një palë taka, ndërsa e kompletoi pamjen me një gjerdan të madh argjendi me diamante dhe vathë të përshtatshëm.

Ndërkohë, Minnie, 55 vjeçe, dukej fantastike me një fustan të zi me dekolte katrore dhe detaje shkëlqyese, duke veshur po ashtu një palë taka të zeza.

Ashley Park gjithashtu nuk kaloi pa u vënë re, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të guximshëm të kuq, pa rripa, i cili kishte një pjesë të sipërme me strukturë korseje dhe një fund të gjatë prej dantelle.