LAJMI I FUNDIT:

Likaj thotë se situata me pandeminë në shkolla është nën kontroll

Likaj thotë se situata me pandeminë në shkolla është nën kontroll
Foto: Arkiv

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se përkundër që në disa shkolla kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mësimdhënës dhe nxënës situata është nën kontroll.

Ai tha se në ato shkolla ku ka pasur raste pozitive e kanë vazhduar mësimin online, derisa theksoi se nuk presin rritje të rasteve me COVID brenda shkollave.


“Ka disa raste ku janë diagnostikuar edhe mësimdhënësit edhe nxënësit nga IKSHPK, natyrisht ne i kemi skenarët e përgatitur dhe varësisht prej situatës që ka qenë me pandeminë janë rekomanduar edhe skenarët, disa prej shkollave kanë kaluar në mësimin online për 14 ditë. Gjendja e tyre është duke u vëzhguar nga stafi mjekësor i komunave përkatëse, njëkohësisht edhe IKSHPK është vazhdimisht duke e observuar dhe gjithçka momentalisht është nën kontroll. Ne nuk shpresojmë se do të kemi rritje të rasteve, kemi pasur një mbarëvajtje shumë të mirë të procesit mësimor, i kemi edhe dy ditë që parashihen pak a shumë më të vështira, në qoftë se edhe këto dy ditë, do të thotë sot dhe nesër i kalojmë me sukses atëherë besojmë që kemi një fillim shumë të mbarë të vitit shkollor”, tha ai.

Këto komente ministri Likaj i bëri me rastin ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Volontari nel Mondo-RTM “Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, njofton KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori