LAJMI I FUNDIT:

Likaj priti shefin e zyrës së UNICEF-it, flasin për menaxhimin e pandemisë sa i përket arsimit

Likaj priti shefin e zyrës së UNICEF-it, flasin për menaxhimin e pandemisë sa i përket arsimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin me bashkëpunëtorë, me të cilët bisedoi për projektet që janë duke u realizuar në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes MASh dhe kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara.

“Likaj falënderoi UNICEF-in për mbështetjen që i ka dhënë arsimit në Kosovë në çdo kohë, ndërsa përmendi disa nga prioritetet e vendosura për ngritjen e cilësisë së edukimit dhe arsimimit në vendin tonë, për të cilat mbështetja e UNICEF-it është shumë e rëndësishme.

Ndërsa, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin i uroi suksese ministrit Likaj në punën e tij dhe theksoi gatishmërinë për mbështetje në menaxhimin e situatës së pandemisë sa i përket arsimit, duke u zotuar në mbështetje të vazhdueshme ndaj MASh edhe në projektet e përbashkëta në vazhdimësi dhe bashkëpunim në të gjitha politikat prioritare të Ministrisë”, thuhet në njoftimin për media.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë ia prezantoi ministrit Likaj edhe prioritetet e UNICEF-it në fushën e arsimit si: Edukimi në fëmijërinë e hershme, Programe për arsimin dhe përfshirjen e të rinjve në treg të punës dhe Edukimin Gjithëpërfshirës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori