LAJMI I FUNDIT:

Likaj për fillimin e procesit mësimor: Bashkë ia arritëm t’i mbajmë shkollat e hapura

Likaj për fillimin e procesit mësimor: Bashkë ia arritëm t’i mbajmë shkollat e hapura

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj ka uruar nxënësit për rifillimin e procesit mësimor duke thënë se pas është lënë një vit aspak i lehtë.

Likaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pavarësisht sfidës me pandeminë, është arritur që të përmbyllet një vit me shumë të arritura në arsim.


Postimi i plotë:

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për ne, për gjithë botën! Megjithatë, edhe në kushte të tilla të pandemisë COVID-19, ne arritëm ta përmbyllim këtë vit me shumë të arritura në arsim. Bashkë arritëm t’i mbajmë shkollat hapur për fëmijët tanë, por edhe të punojmë për ngritje të cilësisë në arsim, krahas përkushtimit që ta menaxhojmë situatën.
Tash, kur po përshendetemi më këtë vit të vështirë, dua të falënderoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, stafin e MASh, DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe të gjitha institucionet, shoqërinë civile dhe mediet, që mundësuan një vit të sukseshëm në arsim edhe pse në kushte të vështira!
Paçim një vit të ri me shëndet e shumë suksese!
GËZUAR 2021! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori