LAJMI I FUNDIT:

Likaj: I kënaqur me arritjen e marrëveshjes me SBAShK-un

Likaj: I kënaqur me arritjen e marrëveshjes me SBAShK-un

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj tha se është arritur marrëveshja me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në lidhje me kërkesat e punëtorëve të arsimit.

Likaj u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje dhe përmbylljen me sukses të negociatave mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

Ai po ashtu tha se kanë punuar në mënyrë intensive deri në arritjen e kësaj marrëveshje.

“Jam i kënaqur që e kemi arritur këtë dakordim dhe për përmbyllje me sukses të negociatave. Kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi punuar në mënyrë intensive derisa kemi arritur një draft dhe një kompromis të përbashkët”, ka thënë ministri Likaj.

Ai po ashtu tha se kanë pasur mirëkuptimin e kryetarit të SBAShK-ut që pagesa e mësimdhënësve të bëhet me dy këste.

“Kemi pas një mirëkuptim edhe me SBAShK-u që të shtyhet implementimi deri në vitin 2023 që të filloj paga e 13 për arsimin parauniversitar. Për pagën e 13 është e lidhur shumë ngushtë me performancën e sistemit arsimor. Sot do të nënshkruhet marrëveshja me SBASHK-un. Për pagesën shtesë kemi arritur një pajtueshmëri me kryeministrin, në formë lineare në dy këste”, ka thënë ndër të tjera ministri, Ramë Likaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori