LAJMI I FUNDIT:

Lija e majmunit, ministrja shqiptare e Shëndetësisë: Rekomandohet vaksinim për kontaktet e afërta dhe personelin shëndetësor

Lija e majmunit, ministrja shqiptare e Shëndetësisë: Rekomandohet vaksinim për kontaktet e afërta dhe personelin shëndetësor

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se Shqipëria ka rrezik të ulët për përhapjen e virusit të lisë së majmunit.

Në një njoftim në Facebook, Manastirliu tha se ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë.


Ndërkohë ministrja ka shtuar se Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.

“Diskutuam këtë mëngjes me ekspertët e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, për planin e masave për virusin e lisë së majmunit”, ka thënë Manastirliu.

“Vendi ynë ka risk të ulët për përhapjen e këtij virusi, megjithatë ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë.
Mirënjohje për profesorët e nderuar Eduart Kakariqi, Gjeorgjina Kuli, Genc Sulçebe, Najada Çomo, Aida Bushati, Silva Bino, Eugena Tomini për seriozitetin dhe punën e palodhur në përgjigje të çështjeve të shëndetit publik”, ka shtuar ministrja në Facebook. /Telegrafi/