LAJMI I FUNDIT:

“I ligu për mend”, shfaqja më e mirë te “Talia e Flakës 2019”

“I ligu për mend”, shfaqja më e mirë te “Talia e Flakës 2019”
Ilustrim

Shfaqja “I ligu për mend”, bazuar te Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës, e me kastën e aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, është përzgjedhur si shfaqja më e mirë në Festivalin e Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2019”.

Në këtë Festival u dha edhe çmimi special, i cili i ka takuar aktores së re Vanesa Petrovci; çmimi i parë për aktoren më të mirë i ka takuar Ilire Vincës; aktori më i mirë u vlerësua Luan Jaha; drama më origjinale ishte ajo e Enver Petrovcit.


Me mirënjohje janë nderuar të gjitha trupat pjesëmarrëse të teatrove.