LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri për OJQ-të e rrezikon të ardhmen e shoqërisë civile

Ligji i ri për OJQ-të e rrezikon të ardhmen e shoqërisë civile

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile gjatë një konference për shtyp shprehën shqetësimin e tyre për ligjin e ri për OJQ, i cili rrezikon të ardhmen e shoqërisë civile.

Më 7 nëntor, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për Organizatat joqeveritare me shumë ndryshime të momentit të fundit që e rrezikojnë funksionimin e sektorit joqeveritar.

Rreth 80 organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga Presidenti që ta kthejë ligjin në Kuvend, gjë që ka ndodhur më 23 nëntor.  Tani, Kuvendi pritet ta diskutojë në Komisionin funksional dhe seancë plenare.

Në njoftimin e KDI-së thuhet se problemi kryesor i ligjit të miratuar ka të bëjë me shkeljen e parimit kryesor të sektorit, atij jo-për-përfitim, i cili thotë se të gjitha të ardhurat dhe pasuritë e OJQ-së duhet të shfrytëzohen vetëm për përmbushjen e misionit të organizatës.

“Në kundërshtim me këtë parim, dispozitat e ndryshuara lejojnë që pasuria e një OJQ-je pas shuarjes të mund të transferohet edhe te institucionet tjera, përfshirë bizneset private. Përtej mundësisë së tjetërsimit të pasurive të OJQ-ve në sektor privat, nëse nuk ndryshohet, kjo dispozitë do t’i parandalojë donatorët nga garancionet e domosdoshme ligjore që donacionet e tyre do të përdoren për qëllimet jo për përfitim. Dispozita e re gjithashtu është në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 97/12 për Ligjin për Bankat, lidhur me nismën për lejimin e transformimit të OJQ-ve mikrofinanciare”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, mjaft problematike është edhe ndryshimi i bazës së shuarjes së OJQ-së nga jo-solvente në jo-aktive. “Jo-solvenca është pa-aftësia për të paguar, ndërsa jo-aktiviteti është koncept jo-financiar, që nuk definohet as në legjislacionin kosovar e as në praktikën ndërkombëtare. Interpretimi i jo-aktivitetit si bazë për shuarje krijon mundësi të drejtpërdrejtë për vendime arbitrare në raport me shuarjen e OJQ-ve dhe rrezikon të drejtën kushtetuese të lirisë së asocimit. Problemet tjera kanë të bëjnë kryesisht me vështirësimin e themelimit dhe regjistrimit të OJQ-ve dhe cenimin e statusit për përfitim publik”, thuhet në njoftim.

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, respektivisht Kuvendi i Kosovës që Ligjin për OJQ ta aprovojnë sipas kërkesave të shoqërisë civile, respektivisht amendamenteve të propozuara nga Zyra e Presidencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori