Rritja e numrit të aksidenteve me fatalitet dhe me lëndime trupore përgjatë vitit të kaluar, ka rezultuar me sjelljen në fuqi të ligjit të ri për kundërvajtje në trafikun rrugor, i cili tashmë vetëm se ka filluar t’i japë frytet e para të përmirësimit të gjendjes.
Kështu thanë ekspertët në forumin “Rregullat e Reja të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në Kosovë”, që u organizua nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT.
Dekani Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, prof. dr Muhamet Ahmeti, tha se qëllimi i organizimit të këtij forumi është që të kontribuojë në ndërgjegjësimin dhe informimin lidhur me ligjin e ri dhe rregullat e reja në komunikacionin rrugor.
Duke i analizuar rrethanat e gjendjes së krijuar gjatë viteve të kaluara, drejtori i Departamentit të Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, tha se fajtori kryesor për shkaktimin e aksidenteve është faktori njeri.
“Në Kosovë, në vitin e kaluar kanë vdekur në aksidente të komunikacionit mbi 137 persona. Faktori njeri, mbi 85% të rasteve, është fajtor në shkaktimin e aksidenteve, pa anashkaluar edhe faktorin rrugë dhe automjet. Shkaktimin më të madh të aksidenteve e bën shoferi duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës”, tha ndër tjerash Rexhepi.
Në këtë forum morën pjesë dhe dhanë kontribut të çmuar për trajtimin e kësaj çështjeje edhe njohës të tjerë të fushës së komunikacionit, përfshirë Biljana Rexhiqi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës, Haxhi Krasniqi, kryesues i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës dhe Milaim Ahmetaj, udhëheqës i Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend