Kontabiliteti, raportimi financiar dhe auditimi konsiderohen thelbësore në aftësimin e organizatave për të marrë vendime të informuara të biznesit bazuar në performancën e kaluar dhe atë të tashme financiare.
Duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre elementeve, më 19 prill, 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka aprovuar Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, i cili ka për qëllim të rregullojë sistemin e kontabilitetit dhe raportimeve financiare të organizatave të biznesit, kërkesat për auditim, kualifikimet e nevojshme për kontabilistët dhe licensimin e auditorëve në mes të tjerash.
Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizoi tryezë me përfaqësues të bizneseve anëtare të OEAK me qëllim të informimit të tyre mbi kërkesat e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim dhe diskutimit të sfidave që mund të dalin gjatë implementimit të këtij ligji.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i OEAK, tha se ngjarjet si kjo janë të rëndësishme që t’u mundësojnë bizneseve të informohen me përmbajtjen e ligjit që në fazën e parë të implementimit të tij.
Ai falënderoi Ministrin e Financave Bedri Hamza si dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës për partneritetin e vazhdueshëm me Odën Amerikane
Ministri i Financave Bedri Hazma, i cili në hapje të kësaj tryeze tha se ligji i ri për Kontabilitet, Raportim Financiar, dhe Auditim tashmë do të rregullojë sistemin e kontabilitetit, raportimin financiar, kërkesat për auditim, licensimin e auditorëve e shumë sfera të tjera të cilat afektojnë bizneset kosovare.
Ai tha se përmes këtij ligji të ri synohet fillimisht edhe luftimi i niveleve të larta të informalitetit në shoqërinë kosovare gjë e cila do të ndikojë edhe në krijimin e kushteve më të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë, duke shtuar se ky ligj është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Më tutje u prezantua Ligji Nr. 06/L-032 nga Lulzim Zeka, Auditor Ligjorë, ShKÇAK, i cili mes tjerash foli mbi klasifikimin e ri të ndërmarrjeve në Kosovë, zbatimin e standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare të ndërmarrjeve, kërkesat shtesë për raportim nga ndërmarrjet e mëdha, dhe mbi auditimin e pasqyrave financiare.
Pjesë e panelit për diskutim ishin edhe Arbër Hoti, Udhëheqës i Departamentit të Kontrollit të Cilësisë në ShKÇAK dhe Gresë Rexhepi, Kryesuese e Komitetit Tatimor të OEAK dhe Menaxhere Tatimore në PwC Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit