LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Sponsorizime në Sport, Isufi: Ditë e madhe për sportin e kulturën tonë

Ligji për Sponsorizime në Sport, Isufi: Ditë e madhe për sportin e kulturën tonë

Deputetët  sot gjatë ditës, votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, që njëherësh është shef i deputetëve të kësaj partie, votimin e Ligjit për Sponsorizime në Sport e ka quajtur si çështje të madhe për sportin e kulturën  e vendit.

“Deputetët janë të zgjedhurit e popullit andaj mbi gjitha duhet të shikojnë interesat qytetare. Sot, deputetet votuan një nga Ligjet më të rëndësishme për sportistët, artistët e rininë tonë duke harmonizuar Ligjin për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim”, ka thënë Isufi.

Kalon Ligji për Sponsorizime në Sport
Lexo po ashtu Kalon Ligji për Sponsorizime në Sport

Ai ka theksuar se ky Ligj do t’ju jep mundësi talenteve dhe do ti hap rrugë këtyre kategorive në përgjithësi për të na përfaqësuar edhe më denjësisht në arenën ndërkombëtare.

“Sportistët e artistët tanë shumë herë na kanë bërë krenar me rezultatet e tyre duke lartësuar flamurin tonë më lart se shtete të mëdha disa prej të cilave ende nuk na kanë njohur si shtet”, ka shkruar Isufi në Facebook./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori