Ligji për shkollat fetare është i pranueshëm për bashkësitë fetare në Maqedoni
Ministria e Arsimit ua ka dorëzuar bashkësive fetare në vend draft ligjin me të cilën parashihet institucionalizimi i shkollave të mesme fetare. Shkollat e mesme fetare deri më tani nuk kanë qenë të institucionalizuara, dhe nxënësit që kanë kryer mësimin në këto shkolla, nuk kanë pasur të drejtë që t’i nënshtrohen maturës shtetërore dhe të regjistrohen nëpër universitetet publike dhe private në vend. Ministi i Arsimit, Arbër Ademi, sqaroi sot që me institucionalizimin e tyre, këto shkolla do të punojnë me programet dhe planet mësimore shtetërore. Ai tha se ky draft-ligj, është përshëndetur nga përfaqësuesit e bashkësive fetare më të mëdha në vend, Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase.
“Është draftligj me çka shkollat e mesme fetare që funksionojnë tash e sa vite të institucionalizohen, që shteti të jep kontributin e vet, të ketë mbikqyrjen e vet, programet dhe planet mësimore të jenë në përputhje me standardet. Ju e dini se për një kohë të gjatë ata kanë qenë në një pozitë jo të lakmueshme, ato shkolla funksionojnë dhe nxënësit të cilët kryejnës hkollimin në këtë shkolla nuk mund të regjistrohen në institucionet e arsimit të lartë”, tha ministri i Arsimit Arbër Ademi.
Ademi më tej ka shtuar draft ligji po ashtu parasheh që nxënësit që ndjekin mësimet në shkollat fetare, pas përfundimit të saj, do të kenë të drejtë që të regjistrohen në institucionet e larta arsimore.
“Qeveria e vendit ka ofruar një propozim për institucionalizimin e këtyre shkollave dhe për regjistrimin e kryejnë shkollimin në këto shkolla, të cilat do të jenë të intitucionalizuara, jo kështu siç janë tani, pse jo do të thesha edhe në mënyrë të egër funksionojnë, të institucionalizohen dhe do të kenë mundësi të regjistrohen në institucionet e arsimit të lartë”, deklaroi Ademi.
Vite më parë, Ministria e Arsimit solli ligj që nxënësit pas përfundimit të shkollës së mesme t’i nënshtrohen maturës shtetërore, si kriter bazë për regjistrimin e tyre në fakultetet publike dhe private në vend. Megjithatë, medresantët dhe shkollat e tjera fetare u përjashtuan nga mundësia për t’iu nënshtruar maturës shtetërore dhe në këtë mënyrë, për vite me radhë, për shkak të mungesës së kriterit bazë, ata nuk kanë mundur që të regjistrohen në fakultete të fushave tjera./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel