Tani më një vit ka ngecur në sirtarët e Kuvendit propozim-ligji për personat e paregjistruar, që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, por që nuk janë të evidentuar në asnjë bazë të dhënave të shtetit. Deputeti i mazhorancës Samka Ibraimoski i indinjuar që ky draft nuk vihet në rend dite në Komisionin për çështje sociale, thotë se ka marr vetë iniciativë që të hartoj një propozim-ligj tjetër. Ndonëse gjatë hartimit të këtij ligji ishte edhe shpallja në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar, të njohur si ENER, Ibraimoski thotë se gjysma e banorëve “fantomë” nuk janë paraqitur nga që janë analfabetë.
“Të jap idetë e mia se si duhet ky problem të zgjidhet sa më shpejtë që ata persona të mund t’i gëzojnë të drejtat për mbrojte sociale. Aktualisht këta njerëz nuk kanë asnjë nga këto të drejta, që janë në numër të madh, supozohet mbi 1500 persona, megjithatë kishte disa të dhëna të Ministrisë së punës dhe politikës sociale të arritura përmes organizatave joqeveritare që thuhej numri është rreth 700, por jam i sigurt që ky numër nuk është i saktë, është shumë më i lartë”, deklaroi Samka Ibraimoski, deputet i Koalicionit të LSDM-së.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se derisa të miratohet ligji, Qeveria në seancën e mbajtur në Tetovë ka urdhëruar krijimin e një grupi të punës të përbërë prej tyre dhe nga Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë, Drejtoria për udhëheqjen e Librave amë dhe autoritetet komunale. Ministrja Mila Carovska tha se nëse kjo kategori e qytetarëve do të marrin nënshtetësinë apo vetëm do të kenë dokumente të posaçme identifikimi do të përgjigjet Ministria e brendshme.
“Ministria e punës dhe politikës sociale mund të merr nismë për procedurat që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave civile të njeriut të atyre personave, të cilët me vite jetojnë në shtetin tonë por nuk i kanë këto të drejta. Nuk e di për çfarë arsye, thjeshtë pushteti i kaluar nuk ka pasur interes të zgjidhë këtë çështje. Unë kam thënë se në mandatin e kësaj qeverie ne do të gjejmë mënyrën se si fëmijët e atyre familjeve do të shkojnë në shkollë dhe do të marrin dëftesa, se këto familje do të kenë sigurim shëndetësor dhe se do të marrin mbrojtje sociale, sepse këta qytetarë jetojnë para syve tanë dhe nuk guxojmë t’i anashkalojmë”, tha Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga Ministria e Punës të Brendshme thonë se me këtë ligj, personave të paregjistruar deri më tani, do të u jepet mundësia që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj, deri në marrjen e shtetësive.
Sipas MPB-së sivjet kanë aplikuar mbi 1200 persona për marrjen e shtetësisë, por me këtë kategori duhet të niset që nga e para, meqë nuk janë të evidentuar as në Librat Amë. Nga Drejtoria që udhëheqë me Librat Amë thonë se janë në pritje të miratimit të ligjit në Kuvend dhe pastaj së bashku më të gjitha institucionet relevante të dalin derë më derë për evidentimin e banorëve “fantomë”./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre