LAJMI I FUNDIT:

Ligji për amnisti, “zhduket” deklarata e Gruevskit (Video)

Ligji për amnisti, “zhduket” deklarata e Gruevskit (Video)

Asnjë gjurmë nga deklarata e Gruevskit e dhënë para 7 viteve lidhur me atë nëse Presidenti duhet ose jo të amnistojë për mashtrime zgjedhore dhe për pedofili. Përkundër faktit se ky i fundit u tha mediave që të përsërisim deklaratën e vitit 2009, pas dy ditë kërkimesh nëpër arkiv nuk u gjet asgjë nga ajo deklaratë. Çështja është aktualizuar sërish pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë nëse duhet sërish t’i lejojë Presidentit që të amnistojë për këto vepra penale. Për analistët opinioni ka të drejtë ta dijë qëndrimin e partisë në pushtet dhe të Gruevskit për amnistitë.
“Nuk u tha në mënyrë eksplicite se nuk i kujtohet, por supozoj se nuk deshi të japë përgjigje më konkrete të pyetjes. Me atë që i shmanget përgjigjes opinioni mbetet në dyshimin e partisë në pushtet dhe të kryetarit të kësaj partie lidhur me këtë çështje, si dhe vazhdon konfuzioni rreth çështjes shumë të rëndësishme”, deklaroi për Alsat-M, Marko Troshanovski, Kryetar i Institutit për Demokraci.

Dy ditë më parë Gruevski refuzoi të japë qëndrim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se atë e ka dhënë në vitin 2009. Na udhëzoi që ta kërkojmë në arkivat.

“Unë kam mendimin e njëjtë, që e kisha në vitin 2009”, tha Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.


Pyetje e gazetarit: “Që është?”
Gruevski: “Që është ai që e kisha në vitin 2009. Ai që e kisha në vitin 2009.”
Pyetje e gazetarit: “A mund ta përsëritni?”
Gruevski: “Mund ta gjeni në arkivat tuaja“

Ndërkohë, në arkivat e kësaj periudhe për ndryshimet ligjore mund të gjenden vetëm qëndrimet e deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Në fillim të vitit 2009, pushteti dhe opozita kishin përplasje të ashpër lidhur me Ligjin për amnisti. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kishin propozuar ndryshime dhe kanë votuar ligjin aktual, me arsyetimin se fakti që Presidenti nuk do të mund të amnistojë persona që kanë kryer vepra të rënda penale. Nga LSDM-ja atëherë pohonin se VMRO-DPMNE-ja me ndryshimet e propozuara dëshiron ta rrënojë dinjitetin e Presidentit të atëhershëm të shtetit, Branko Cërvenkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori