Ligjet për të punësuarit në sektorin publik në RMV në procedurë qeveritare, do të miratohen me flamur evropian
Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për nëpunësit administrativ janë në procedurë qeveritare, ndërsa do të miratohen në procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian dhe duhet të kontribuojnë në të gjithë ekosistemin në administratën publike në vend, ka bërë të ditur sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.
Ligjet pritet të votohen në seancën e Qeverisë të martën e ardhshme ku në një konferencë për media do të prezantohen të gjitha detajet lidhur me risitë e këtyre ligjeve.
Lidhur me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Aliu theksoi se ka ndryshime dhe përmirësime të dukshme në krahasim me ligjin e vjetër për të punësuarit në sektorin publik. Ndër to, më domethënës është futja e një procedure strikte punësimi për të përzgjedhur më të mirët, pra i pari në listën e kandidatëve të paraqitur për punësim në sektorin publik. Aliu kujton se nuk ka qenë kjo rast me ligjin e vjetër ku kishte mundësi që i dyti dhe i treti nga lista të punësohet në atë pozicion pune. Gjithashtu, ndalohet mundësia e punësimit në kohë të caktuar në pozita drejtuese në të gjithë sektorin publik, si dhe ndalohet punësimi përmes Agjencisë për punësim të përkohshëm.
“Po ashtu është e kufizuar mundësia e ndryshimit të akteve për sistematizimin. Tashmë me ligjin e ri aktet për sistematizimin mund të ndryshohen maksimum dy herë në vit. Kjo gjithashtu shmang keqpërdorimet e ndryshimeve të shpeshta në aktet e sistematizimit. Vlerësojmë se ky ligj do të kontribuojë në përmirësimin e përgjithshëm të punonjësve të sektorit publik dhe është konform direktivave të BE-së dhe vlerat e BE-së”, nënvizon ministri Aliu.
Lidhur me Ligjin për nëpunësit administrativ, ai shtoi se ka edhe ndryshime të rëndësishme për përmirësimin e tij. Për balancuesin dhe abuzimet e deritanishme, me ndryshimet, ndalohet ndryshimi i profilit të personave në sistemin e administrimit në bazë të numrit amë dhe kombësisë pasi të jenë regjistruar. Kjo, thekson ai, do të shmangë ndryshimin e kombësisë në sistemin e provimeve. Ndryshimi i dytë është ndarja e provimit me procedurën e punësimit. Deri më tani, provimi lidhej me reklamat dhe bëhej kur kishte shpallje. Tani, thotë ai, provimi mund të jepet çdo javë në varësi të nevojave të qytetarit. Ndryshim ka edhe në numrin e anëtarëve për komisionin disiplinor. Sipas ligjit të vjetër, ata ishin shtatë dhe tani do të jenë vetëm tre, gjë që do të kontribuojë në zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të mundshme në procesin e punësimit të nëpunësve administrativë.
“Për herë të parë përcaktohen edhe politikat për mbajtjen e kuadrit të të gjithë nëpunësve administrativ për të reduktuar largimet që kemi tani nga sektori publik në atë privat. Tashmë zyrtarëve u jepet mundësia që këta punonjës të kenë rritje deri në 30 për qind. Ju e dini gjithashtu se fondet IPA dhe strukturat e BE-së, janë shumë të rëndësishme veçanërisht në këtë periudhë për vendin. Tashmë është duke u prezantuar mundësia e rritjes deri në 45 për qind të shtesave për punonjësit që janë aktivë në proceset dhe zbatojnë proceset IPA. Këto janë disa ndryshime, le të themi më të rëndësishmet, por edhe të gjitha ligjet janë në përputhje me direktivat e BE-së dhe me proceset që BE-ja kërkon nga ne”, thekson ministri Aliu.
I pyetur nëse pret të zvogëlohet ndikimi partiak gjatë punësimeve dhe të ketë administratë më efikase, Aliu është i bindur se me ndryshimet e ligjeve do të arrihet administratë publike optimale në numër dhe shërbime.
“Qëllimi i MSHIA është krijimi i ligjeve në të cilat do të përcaktojmë qartë proceset dhe procedurat. Ne besojmë fuqishëm se me procese dhe procedura të përcaktuara qartë do t’i reduktojmë këto keqpërdorime. Ideja është gjithashtu që administrata publike të jetë optimale si për nga numri, por edhe për shërbimet që ofron për qytetarët. Prandaj po punohet paralelisht me këto zgjidhje ligjore ku siguroj se ky proces do të përmirësohet, por edhe në digjitalizimin e proceseve ku themi gjithmonë se do të jemi më transparent dhe se korrupsioni në administratën publike do të ulet”, vlerëson Aliu.
Lidhur me ndryshimet në Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale ai theksoi se neni 101 ndryshohet në 101 dhe 101 b, ku në 101 a përcaktohet se me 0.1 për qind të buxhetit do të mund të realizohen fushata që janë me interes për qytetarët. Temat e fushatave nuk duhet të jenë politike apo partiake, por të kenë për qëllim komunikimin dhe informimin e qytetarëve për proceset. Paragrafi i dytë rregullon krijimin e Komisionit që do të vendosë dhe do të përbëhet nga tre anëtarë/deputetë të shumicës parlamentare dhe tre anëtarë/deputetë të opozitës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë ligj sepse ende nuk i kemi definuar portalet, as mediat e shkruara, apo procese të tjera. Jemi në rrjedhë si me ekspertë vendas ashtu edhe me ekspertë të jashtëm ku do të kemi prezantime dhe shumë shpejt do të kemi ndryshime në disa nene të të njëjtit ligj, të gjitha me qëllim që të përfshihet i gjithë ekosistemi në media, që do të thotë të kemi një zgjidhje ligjore për të gjitha proceset . E dini që sot kemi disa mënyra të komunikimit me qytetarët dhe ato procese, ato përmbajtje multimediale dhe kanale komunikimi nuk janë fare ose shumë pak pjesë e ligjeve të këtij ligji për momentin.
Mjetet e parashikuara për këtë qëllim, sipas ligjit do të ndahen 65 për qind për televizionet në nivel kombëtar, 25 për qind për televizionet në nivel rajonal dhe 10 për qind në nivel lokal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët ‘Golden Sabre 2024’
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje