LAJMI I FUNDIT:

Ligjërimi nëpër burgje thellon ndarjen mes imamëve

Ligjërimi nëpër burgje thellon ndarjen mes imamëve

Tri ditë më parë Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, i cili i angazhon 20 imamë që të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës në përpjekje për deradikalizimin e të burgosurve.

Jashtë kësaj liste janë lënë njerëzit që kanë pasur aktakuzë, apo kanë qenë të dyshuar për rekrutimin e kosovarëve për në Siri.

Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Enis Rama janë vetëm disa nga imamët që janë lënë jashtë listës për të qenë ligjërues.

Imami në Komunën e Mitrovicës, Enis Rama, ishte i dyshuar për rekrutimin e kosovarëve për në luftërat e ISIS-it, në Siri dhe Irak.

Mirëpo, për dallim nga imami Shefqet Krasniqi, ndaj Enis Ramës, nuk ishte ngritur aktakuzë.

Ai në një intervistë për Insajderi, ka thënë se ai e ka dëshmuar shumë herë dijen e tij për këtë temë, dhe lënien e tij jashtë nuk e sheh të arsyeshme.

“Jo nuk jam në mes e atyre që janë caktuar për të ligjëruar. Sa herë që është kërku ne kemi kontribuar për shtetin. Ata që e kanë caktuar e dinë sa dimë na edhe sa mujmë me kontribu në këtë temë. Unë e kam dëshmu në shumë takime dhe tryeza, qasjen time për këtë temë. Mendoj që kam ka me thanë edhe kam ka me kontribu. Por, caktimi i njerëzve ka qenë nga tjetërkush dhe mendoj që edhe ata do e arrijnë qëllimin”, ka thënë Rama.

Imami i Mitrovicës, beson se nëse do të ketë seriozitet në këtë nismë, do të ketë rezultate në deredikalizimin kosovarëve që tashmë gjendet në vuajtje të dënimit.

“Unë mendoj që është nis mirë. Dialogu, biseda, ligjërimet janë forma të pranuara njerëzisht, dhe në botën e përparuar po japin suksese. Në qoftë se dop të ketë qasje të duhur, dhe nëse bëhet me ata njerëz që e njohin këtë temë do të ketë rezultate të mira Ishalla”, ka thënë Imami Rama për Insajderi.

Për dallim nga Rama, imami i Podujevës, Imri Llugaliu, është njëri nga 20 imamët që tashmë do të jenë ligjërues. Llugaliu është caktuar të ligjërojë në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Ai tha se përkundër që është nënshkruar marrëveshja në mes Ministrisë dhe BIK-ut, ata ende nuk kanë marrur asnjë informatë se kur do të nisin këto ligjërime.

“Asnjë informatë nuk e kam se kur do të fillojnë ligjeratat”, ka thënë Llugaliu.

Përve Llugaliut, në Burgun e Sigurisë së Lartë është caktuar të ligjërojë edhe imami Mehmet Fazliu.

Në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit në Prishtinë do të jenë të angazhuar imami Remzi Haziri dhe Idriz Xhigoli.

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë do të jenë të angazhuar imamët Sadi Hasani dhe Jetish Berisha, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë imamët Muhamet Mavraj dhe Artan Zeka, në Qendrën Korrektuese në Dubravë do të jetë i angazhuar Musli Arifi.

Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan do të jenë të angazhuar Zaim Baftiu dhe Vehbi Gajtani, në Qendrën Korrektuese në Lipjan imamët Refik Bahtiri, Lumnije Bahtiri dhe Sanije Mehmeti, në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan do të jenë të angazhuar Skender Mehmeti dhe Burim Arifi, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan do të jetë imami Iljaz Mustafa, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren do të jenë Faruk Ukallo dhe Edib Abazi dhe në Qendrën Korrektuese në veri të Mitrovicës do të jenë Rexhep Lushta dhe Irfan Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori