Liga Premier me akuza të rënda ndaj Manchester Cityt: Skuadrën e Guardiolas e presin suspendime të rënda
![Liga Premier me akuza të rënda ndaj Manchester Cityt: Skuadrën e Guardiolas e presin suspendime të rënda](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/02/city-780x439.png)
Manchester City është akuzuar nga Liga Premier për shkelje financiare më shumë se 100 herë në hapësirën e nëntë sezoneve.
Akuzat kundër kampionëve në fuqi kanë të bëjnë me informacionin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet e shpërblimit të trajnerit dhe lojtarëve, rregulloret e UEFA-s, përfitimin dhe qëndrueshmërinë me hetimet e Ligës Premier.
Një deklaratë nga liga tha se shkeljet e supozuara janë kryer nga shtatori 2009 deri në sezonin 2017-18 dhe tani do t’i referohen një komisioni të pavarur.
Nëse Manchester City shpallet fajtor, ata përballen me një sërë sanksionesh të mundshme duke përfshirë një zbritje pikësh dhe përjashtim.
Midis datave të përmendura, Man City fitoi tre tituj të Ligës Premier, një Kupë FA dhe tre Kupa Carabao.
Në deklaratën e Ligës Premier thuhet: “Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Ligës Premier, liga konfirmon se ka referuar sot një numër shkeljesh të supozuara të Rregullave të Ligës Premier nga klubi i futbollit Manchester City në një komision”.
Hetimi filloi në dhjetor 2018 pasi uebsajti investigativ gjerman Der Spiegel publikoi dokumente nga Football Leaks që e kishte origjinën nga hakeri portugez Rui Pinto.
Ai pretendoi se City kishte: të ardhura të mbivlerësuara nga sponsorizimi, me paratë që paguheshin nga pronarët e klubit në Abu Dabi në vend të sponsorëve të lidhur me shtetin e Gjirit; efektivisht dyfishoi pagat e ish-trajnerit Roberto Mancini nëpërmjet një kontakti të fshehtë me një klub nga Abu Dabi dhe theu rregullat mbi qasjet ndaj lojtarëve të rinj.
Në shkurt të vitit 2020, klubi u përjashtua nga Liga e Kampionëve dhe u gjobit me 30 milionë euro pasi u zbulua se ata kishin mashtruar seriozisht organin qeverisës të futbollit evropian UEFA dhe kishin thyer rregullat e Fair Play-it financiar.
Kjo më pas u hoq nga gjykata e arbitrazhit sportiv, e cila gjithashtu uli gjobën e klubit në 12 milionë euro.
Paneli në atë kohë tha se City kishte treguar një “mospërfillje” për parimin se klubet duhet të bashkëpunojnë me hetimet e një organi drejtues dhe kreu një “pengim të hetimeve”.
Megjithatë, në konstatimin qendror të dhomës gjyqësore të CFCB-së se klubi që është në pronësi të personave nga Abu Dabi, kishte maskuar fondet e veta si sponsorizim të pavarur nga kompanitë tregtare të shtetit, CAS zbuloi: “Shumica e shkeljeve të supozuara ose nuk ishin vërtetuar ose ishin të parashkruara”.
Sipas rregullave të Ligës Premier, nuk ka asnjë kufizim të ngjashëm për kohëzgjatjen që nga një shkelje e supozuar.
Dy vjet pas nisjes së hetimit të Ligës Premier, një gjykatë arbitrazhi urdhëroi Cityn që t’i ofrojë “dokumente dhe informacione të caktuara Ligës Premier dhe të bëjë hetime ndaj palëve të treta”.
Në korrik 2021, një vendim i Gjykatës së Apelit zbuloi se City kishte kundërshtuar juridiksionin e një paneli arbitrazhi të ngritur nga Liga Premier dhe kishte sfiduar ligjërisht kërkesat për dorëzimin e dokumenteve dhe informacionit.
Në mars 2019, Liga Premier fillimisht konfirmoi se një hetim ishte duke u zhvilluar pasi një numër i klubeve të ligës ngritën akuza kundër Cityt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside – nisin hetimet nga policia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/prem-380x233.png)
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside – nisin hetimet nga policia
![Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri ‘jetën ferrë’ sa herë që përballeshin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marcelo-380x233.png)
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri ‘jetën ferrë’ sa herë që përballeshin
![Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/son-380x233.png)
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/var-1-780x439.png)
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur
![Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi
![Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xavi-deco-780x439.png)
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona
![Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/son-780x439.png)
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi