Ndeshja e djeshme ndërmjet Fiorentinës dhe Slavia Pragës ishte ndeshja e parë në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Viola dëshmoi fuqinë e saj me anë të golave të Mutus dhe Gilardinos duke shënuar fitore, 2-0, gjë që ia lehtëson mundësinë e kualifikimit të mëtutjeshëm.
E martë, 12 gusht 2008
Fiorentina 2-0 Slavia Prague
E mërkurë 13 gusht 2008
Spartak Moscow – Dynamo Kiev
Levski Sofia – BATE Borisov
Shakhtar Donetsk – Dinamo Zagreb
Anorthosis – Olympiacos
AaB – FBK Kaunas
Galatasaray – Steaua Bucharest
Brann – Marseille
Twente – Arsenal
Juventus – Artmedia Pertzalka
Schalke – Atletico Madrid
Sparta Prague – Panathinaikos
Partizan Belgrade – Fenerbahçe
Standard Liege – Liverpool
Guimaraes – Basel
Barcelona – Wisła Krakow
Njëra nga ndeshjet që do të ofrojë spektakël është ajo ndërmjet dy ish-gjigantëve sovjetik, FC Spartak Moskva – FC Dynamo Kyiv, të cilët do ta luajnë ndeshjen e parë në stadiumin Luzhniki në Moskë. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave pritet të jenë mjaft emocionuese dhe në baraspeshë duke pasur parasysh kulturën e ngjashme futbollistike të cilën e ofrojnë këto skuadra.
Galatasaray SK – FC Steaua Bucureşti. Gjigantët lindor do të takohen në ndeshjen e parë në Stamboll, ku pritet një rimëkëmbje e kampionëve turq pas dështimit të vitit të kaluar në Kupën UEFA. Nga ana tjetër edhe Steaua ka një mision të vetin për të arritur sukses në Evropë, pasi që vitin e kaluar arritën vetëm pozitën e dytë në Ligën shtetërore.
SK Brann – Olympique de Marseille. Skuadra e Lorik Canës në ndeshjen e parë kualifikuese do të luajë si mysafire e skuadrës norvegjeze, Brann, e cila mundohet ta rrit reputacionin e saj në Evropë. Vitin e kaluar Marseille bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjet e para grupore në Ligën e Kampionëve, mirëpo francezët nuk arritën t’i menaxhojnë pikët për t’u kualifikuar më tutje. Ndoshta ky do të jetë viti i skuadrës së kapiteni kosovar për të bërë një befasi të serishme.
FC Twente – Arsenal FC. Djemtë e Wenger do të jenë mysafirë të skuadrës holandeze, Twente, të cilët nuk janë të huaj për kupat evropiane, ata kanë qenë disa herë pjesë e Kupës UEFA, mirëpo kjo është një aventure krejtësisht e re për ta, sidomos pasi do të ndeshen me gjigantët anglezë. Nga ana tjetër topçinjtë janë më të përgatitur se kurrë pasi që nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin. Ndeshja miqësore kundër Ajaxit, ishte pikërisht një parapërgatitje për këtë takim.
Juventus FC – FC Artmedia Petržalka. Zonja e Vjetër do t’i pres në Torino lojtarët e skuadrës sllovake, FC Artmedia Petržalka. Juventus më shumë se cilado skuadër është e uritur për ta dëshmuar veten në Ligën e Kampionëve, sidomos pas mungesës dyvjeçare në arenat evropiane. Prandaj nuk pritet asgjë tjetër pos fitores së dyfishtë të skuadrës më të trofeshme italiane.
Një tjetër ndeshje e baraspeshuar dhe emocionuese do të jetë ajo, FC Schalke 04 – Club Atlético de Madrid. Këtë përballje shumica e ekspertëve të futbollit e konsiderojnë si më interesanten e këtij raundi kualifikues. Të dyja skuadrat janë të vendosura për të shkuar sa më lartë që munden në garën më të rëndësishme të futbollit evropian, duke pasur parasysh se e kanë shumë të vështirë të arrijnë diçka në kampionatet e tyre.
Në Belgjikë do të luhet ndeshja, R. Standard de Liege – Liverpool FC, e cila i favorizon Redsat për një rezultat pozitiv. Megjithatë kampionët belgë pritet të luajnë nën presion për shkak të formës së mirë që kanë treguar sezonin e kaluar.
FC Barcelona – Wisła Krakow. Katalanasit do ta presin në Camp Nou skuadrën polake, Wisła Krakow, për të cilën ndeshje ekspertët pohojnë se në fushë do të jetë vetëm një skuadër, kush tjetër pos Barcës. Blaugranët nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Josep ‘Pep’ Guardiola, kanë shfaqur spektakël në ndeshjet parasezonale, dhe pavarësisht se ata janë në mungesë të Lionel Messi për shkak të angazhimit në Lojërat Olimpike, magjia nuk mungon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë