Spektakël, të papritura, lot, gola të bukur dhe atmosfera nga më të zjarrtat nëpër impiantet më të bukura të kontinentit, përshkruajnë një sezon më shumë se karakteristik të Ligës së Kampionëve.
Ndoshta askush në fillim të sezonit nuk e ka menduar se do të kemi një kampion të tillë dhe një nënkampion të tillë, të cilët erdhën në këto faza të garës falë mbrojtjeve të fuqishme apo dhe gabimeve më shumë se katastrofale të gjyqtarëve. Megjithatë, edhe një sezon i tillë ka më të mirët e saj, më të fuqishmit dhe heronjtë e saj, më kreativët dhe stilistët e arkitektët e skuadrave fituese të garës më prestigjioze evropiane, Ligën e Kampionëve.
Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve (4-4-2):
Portier
Hugo Lloris – Lyon
Francezi vazhdon ta vë në pikëpyetje ekzistencën e Gianluigi Buffonit si portieri më i mirë në botë. Lloris ishte bazë e fortë e një Lyoni në tranzicion, që arriti deri në gjysmëfinale. Ai u paraqit me intervenime spektakolare e bravuroze, duke u shpallur jo pak herë njeriu i ndeshjes, para se ‘Les Gones’ të kapitullonin ndaj Bayernit.
Mbrojtja
Dani Alves – Barcelona
Çfarë do të bëjë Dunga? Është në dorë të përzgjedhësit brazilian të zgjedhë ose Alvesin ose Maiconin në 11-shin startues në Botëror. Maiconi ka krijuar emrin e tij në rangun ndërkombëtar si mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, mirëpo në formacionin tonë të vitit, këtë vend e meriton Dani Alves. Thjeshtë, Barcelona nuk do të ishte Barcelona nëse nuk do ta kishte Alvesin në formacion. Ai ka plotësuar dy pozita gjatë gjithë sezonit, mbrojtës i djathtë dhe mesfushor i djathtë. Puna, dëshira dhe qëndrueshmëria janë tre nga atributet më të mira të Alvesit.
Lucio – Inter
12 muaj pasi është përzënë nga Bayerni, ai është fitues i tripletës me Interin. Stili i tij unik i qëndrimit në mbrojtje, me një stil të driblimit të një vigani të vërtetë, e bën atë njërin prej mbrojtëse më të mirë në botën e futbollit. Paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve janë shenjë e dominimit dhe e deklasimit të dy prej sulmuesve më të mirë sot, Ibrahimovic dhe Drogba. Lucio ka qenë, është dhe do të mbetet një gjigant me një statikë të përkryer.
Michael Ciani – Bordeaux
Ish-kampioni francez ka ndërtuar një lojë metodike të momentit gjatë fazës grupore, duke lënë vetëm dy pikë të ikin në fazën grupore. Bordeaux pati mbrojtjen më të mirë gjatë fazës së eliminimit direkt, ndërsa falënderimet për këtë i shkojnë kolosit francez, Michael Ciani, që përmbyll një sezon zhgënjyes me skuadrën e tij.
Javier Zanetti – Inter
Më në fund një medalje për legjendën argjentinase. 15 vitet e tij tek Interi kanë prodhuar nder, por asnjë nuk është ndjerë aq i mirë si triumfi i këtij viti. Veterani nuk është vënë në lojë për shkaqe sentimentale, duke luajtur në shumë pozita, varësisht nga kërkesa. Jose Mourinho e llogariti Zanettin si lojtarin më të rëndësishëm të klubit, ndërsa kjo u dëshmua kur kapiteni legjendar nënshtroi Milos Krasicin, Lionel Messin e shumë të tjerë gjatë garës. Vend i merituar për të palodhshmin Zanetti, që vazhdon të thyejë ligjet e fizikës.
Mesfusha
Xavi Hernandez – Barcelona
Xavi kompletoi më shumë pasime se i gjithë ekipi i Interit së bashku në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve. Kjo statistikë e tregon sezonin e maestros. Reprezentuesi spanjoll e ka bërë veten që të prekë çdo pasim, ndërsa diktoi tempin në secilën ndeshje në të cilën ai luajti. Paraqitjet e tij ndaj Arsenalit në çerekfinale, duhet të jenë mësim se si luhet në qendër të mesfushës. Mesfushori më i mirë në botë meritoi më shumë nga kjo garë, pasi që ai dëshmoi të jetë futbollisti më ndikues i Barcelonës.
Bastian Shweinsteiger – Bayern Munich
Do të ishte mëkat nëse Xavi do të krahasohej me ndonjë lojtar tjetër, pasi që ai e ka bërë veten të jetë shumë larg të tjerëve. Sidoqoftë, nuk duhet ta mohojmë ‘Shweinin’ që luajti rolin e një Xavi te Bayerni. Me anë të pasimeve të kompletuara, qëndrueshmërisë dhe forcës, Shweinsteiger dha indikacione se çfarë mund të pritet nga ai, në të ardhmen. Një sezon i mrekullueshëm, por turp që përfundoi me disfatë.
Wesley Sneijder – Inter
E filloi sezonin si i dështuari i Real Madridit dhe përfundoi duke e ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve në Bernabeu. Ehh…ky është futbolli, aq kontrovers di të jetë në disa raste. Sneijder nuk humbi kohë për t’u përshtatur me jetën në Milano dhe menjëherë filloi të luajë përkundër lëndimeve, duke u bërë i preferuari i Mourinhos. Kreativitetin në lojë që shfaqi ai, nuk e bëri askush tjetër, ndërsa paraqitja në ndeshjen kthyese ndaj Chelseat ishte kulmi i karrierës së tij. Sidoqoftë, ishin dhe intervenimet e tij nga gjuajtjet e lira, që e shpëtuan Interin në mes të të ftohtit në Ukrainë dhe Rusi.
Arjen Robben – Bayern Munich
Nëse Sneijder dhe Robben vazhdojnë të mbajnë formën e tillë edhe me kombëtaren holandeze, atëherë kjo kombëtare ka gjasa të mëdha të shkojë larg në Botëror. Ashtu si Sneijder, edhe Robben ishte mjeti kryesor sulmues gjatë sezonit të Ligës së Kampionëve, pas largimit nga Bernabeu. Gola vendimtarë ndaj Fiorentinas, Manchester Unitedit dhe Lyonit, e dërguan Bayernin në finale, por kjo është gjysma e tregimit. Ai mbeti i palënduar gjatë gjithë sezonit dhe luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij.
Sulmi
Ivica Olic – Bayern Munich
Elegant, i qetë dhe i gjithanshëm. Asnjë prej këtyre virtyteve nuk e përshkruajnë stilin e lojës të Ivica Olic. Kroati ka një oreks të paparë për punë, ndërsa kjo shihet më mirë në golin e tij në momentet e fundit të sfidës ndaj Manchester Unitedit kur e tejkaloi si para ‘lagjes’ së tij, mbrojtësin më të mirë të majtë, Patrice Evran. Kur erdhi koha që dikush të merr përgjegjësi për të shënuar gola, nuk ishin 30 milionë eurot e paguara për Mario Gomezin, por ishte transferi i lirë i Ivica Olicit. Olic ishte njeriu që shënoi gola vitalë ndaj Juventusit, Unitedit, Lyonit, duke e shpjerë veten si sulmuesi numër një i Bayernit.
Diego Milito – Inter
Jo çdo lojtar mund të përjetojë sezonin e tij shpërthyes në moshën 31-vjeçare. Por, kjo është pikërisht ajo që i ndodhi ‘Princit’, që tani duhet të konsiderohet si ‘mbreti’. Në mënyrë të qetë, dalëngadalë gjatë dekadës ai u ngrit në formë, derisa erdhi koha kur ai të tregojë fytyrën e vërtetë prej sulmuesi këtë sezon. Argjentinasi ka shënuar ndaj kampionëve të Anglisë, Spanjës dhe Gjermanisë, duke dëshmuar se është më i madhi prej më të mëdhenjve në ndeshjet e mëdha. Një dygolësh i mrekullueshëm në Bernabeu ishte arritur me qetësi të paparë më parë, duke na rikujtuar golat në Coppa Italia dhe Serie A, duke u bërë kështu një kandidat për Topin e Artë. Diego Maradona, ky njeri duhet të jetë në njëmbëdhjetëshin startues të Argjentinës.
Lloris
Alves – Lucio – Ciani – Zanetti
Sneijder – Xavi – Shweinsteiger
Robben
Olic – Milito
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë