LAJMI I FUNDIT:

Lidija Dimova deklarohet për akuzat për keqpërdorim të parave evropiane

Lidija Dimova deklarohet për akuzat për keqpërdorim të parave evropiane

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Lidija Dimova, ka reaguar për akuzat ndaj saj, se i ka dhënë grant prej 270 mijë eurove një floktarie.

Në konferencë për shtyp sot, ajo tha se bëhet fjalë për mashtrim publik dhe se nuk i ka keqpërdorur fondet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Dua të them se bëhet fjalë për mashtrim, i cili ka filluar që në muajin qershor kur publikova storjen për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove para evropiane. Granti që përmendet në mediume nuk është dhënë për floktari, por për një ndërmarrje tjetër, ndërsa fotografitë në të cilat shihem unë me Zoran Zllatkovskin janë të montuara”.

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqje nga Dimova, ajo përgjigjet: S’kam pasur kontroll në Agjenci
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM kërkon dorëheqje nga Dimova, ajo përgjigjet: S’kam pasur kontroll në Agjenci

“Bëhet fjalë për dhënie të disa granteve, por jo për floktari, por për ndërmarrjen V.E.Z TREJD, ndërsa Zoran Zllatkovski është pronar, ku para shitores janë bërë shumë montazhe, ndërsa e fundit është ajo që shihem unë me të, para shitores”, tha mes tjerash Dimova.

Ajo gjithashtu tha se në agjencinë që ajo e drejton, paratë nuk mund t’i ndajë as drejtoresha e asnjë person tjetër fizik ose juridik. Dimova tha se paratë nga agjencia jepen në kushte të konfirmuara nga Brukseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori