Të jesh në bashkëshortësi me plot mirëkuptim reciprok, dashuri dhe respekt, është gjë e shkëlqyer. Mjerisht, nuk janë të gjitha lidhjet të tilla.
Shpesh në një lidhje dashurie hyjmë për arsye të gabuara, me shpresën se kjo do të përmirësojë ndonjë pjesë të jetës sonë. Sikur nuk e dimë se lidhja vetvetiu këtë nuk mund ta rregullojë, as ta përmirësojë, transmeton Telegrafi.
Pasojat e një vendimi të tillë manifestohen me zënka të shpeshta dhe ndarje të partnerëve, por edhe me falje dhe pajtime me çdo kusht. Marrëdhëniet e tilla nxehtë-ftohtë, psikologët i quajnë lidhje jo-jo. Koha e lidhjes pasqyron situatën në të cilën partnerët vazhdimisht grinden dhe ndahen, dhe pas një kohe pajtohen dhe përsëri e fyejnë njëri-tjetrin.
Lidhjet e tilla në kuptimin emotiv janë shumë të rënda dhe të mundimshme, thonë psikologët. Edhe pse shumica në lidhje të tilla shohin elemente të caktuara të romantikës, marrëdhënia e tillë ka çmimin e vet emocional.
Personat nga këto lidhje mund t’i zgjidhin konfliktet duke i futur problemet nën rrogoz. Ata janë mjaft kritikë, të prirë për agresivitet verbal dhe nuk kanë pjekuri të mjaftueshme që nga lidhja e tyre të krijojnë diçka cilësore. Përveç kësaj, dinamika e lidhjeve të këtilla nënkupton edhe rënien e vetëbesimit, dyshimit, depresionin dhe anksiozitetin.
Frika nga vetmia nuk është arsye për martesë
Pse shumë çifte, pavarësisht një gjendjeje të këtillë, edhe më tej jetojnë në një kaos, ndonëse i kanë të qarta të gjitha pengesat në sjelljet e këtilla? Njerëzit vështirë e ndërpresin lidhjen. Ndonëse janë të bindur se kanë harxhuar mjaft emocione, mundim dhe kohë, megjithatë shpresojnë se dashuria e tyre do të mbijetojë.
Ndonëse në thellësi të vetvetes e dinë se lidhja është e keqe, shumica nuk kanë guxim të mjaftueshëm të ballafaqohen vetminë e cila pason pas divorcit, kështu që pajtimi u duket si zgjidhje më e mirë.
Lidhja me këdo, nuk është hiç më e mirë nga ajo e të mosqenit fare në lidhje me askënd. Mund të ndiheni i/e rezervuar edhe nëse jeni vetëm, por njësoj ndiheni, mbas edhe më keq, edhe nëse jeni në lidhje me person të gabuar.
Problemi te çiftet e tilla qëndron në refuzimin për të gjykuar në këtë mënyrë kështu që kurrë nuk i zgjidhin problemet e tyre, ngase në mënyrë panike i frikohen vetmisë. Nëse partnerët kanë fëmijë, marrëdhënia komplikohet akoma më shumë. Fëmijët, zakonisht bëhen argument për të qëndruar në bashkësi martesore, ndërsa partnerët besojnë se dashuria ndaj fëmijëve do t’i afrojë. Ky qëndrim është plotësisht i gabuar!
Rrezikut më të madh i nënshtrohen “optimistët e përhershëm”, të cilët mendojnë se me kalimin e kohës do të kenë sukses që ta ndryshojnë partnerin dhe t’i përshtatin shijes së vetvetes. Natyrisht nuk pi ujë, sepse, zakonisht, ana tjetër nuk dëshiron të ndryshojë.
Si të dilet nga rrethi i mbyllur
Pranojani vetes se jeni në një lidhje të gabuar! Pajtimi i parë deri diku është i kuptueshëm, madje edhe i dyti, por herën e tretë duhet të ballafaqoheni me realitetin: thjesht, ju nuk jeni për njëri-tjetrin! Ndërpriteni çdo kontakt. Mos pandehni se mund të mbeteni vetëm miq. Kjo është humbje e kohës. Shumica mendojnë se gjërat eventualisht mund të ndryshojnë nëse vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin. Mirëpo kjo gati asnjëherë nuk funksionon.
– Bëhuni të sinqertë dhe mos mbillni kurrfarë shprese te vetja ose te të tjerët. Nëse mendoni se nuk mund të luftoni vetë me këto probleme, atëherë kërkoni ndihmën e këshilltarit ose të psikologut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Dhoma e ditës sipas Feng Shui
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania