LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” kërkon shkarkimin e ministrit Blerim Reka

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” kërkon shkarkimin e ministrit Blerim Reka

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Blerim Reka, për daljen e Serbisë përmes rrugës transit në Detin Adriatik, duke thënë se ministri Reka ka shkelur rëndë mbi gjakun e derdhur të shqiptarëve dhe se ai duhet të shkarkohet.

“Deklarata e ministrit Reka është antishqiptare dhe i shkon përshtati politikës zyrtare të Beogradit. Serbia ka nisur Luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike, si dhe luftën në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, vetëm e vetëm për t’i mundësuar vetes daljen në Detin Adriatik”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.


Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” përkujton se plani serb për dalje në Adriatik është elaboruar në dokumente zyrtare të Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, andaj kërkon urgjentisht nga kryeministri Albin Kurti që ta shkarkojë nga detyra ministrin Reka.

Ndryshe, ministri Reka e ka pranuar se ideja për daljen e Serbisë në Adriatik është e tij dhe jo e Qeverisë Kurti.

“Kosova t’ia ofrojë Serbisë korridorin për në Adriatik”: Blerim Reka jep sqarim rreth deklaratës së tij
Lexo po ashtu “Kosova t’ia ofrojë Serbisë korridorin për në Adriatik”: Blerim Reka jep sqarim rreth deklaratës së tij

Ai e ka quajtur të pandershme që ‘ata të cilët nuk e kërkuan dorëheqjen e presidentit aktual teksa negocionte zgjidhje territoriale me shkëmbime sekrete, të kërkojnë tash dorëheqjen e tij’.

Opozita ka kërkuar nga kryeministri Kurti të shkarkojë ministrin Reka për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me daljen e Serbisë në Detin Adriatik përmes kalimit transit nëpër Autostradën e Kombit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori