LAJMI I FUNDIT:

Lideri i Koresë së Veriut vëzhgon nga afër stërvitjet ushtarake, premton formimin e ushtrisë së “pathyeshme”

Lideri i Koresë së Veriut vëzhgon nga afër stërvitjet ushtarake, premton formimin e ushtrisë së “pathyeshme”

Koreja e Veriut ka njoftuar sot se lideri i saj Kim Jong-Un ka vëzhguar nga afër ushtrimet e njësisë së parashutistëve dhe snajperistëve, duke premtuar se do të formoj një ushtri të “pathyeshme”.

Kim me këto deklarata është shprehur haptas se është i gatshëm të vazhdoj misionin e tij, përkundër faktit që SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar dje se kanë shtyrë ushtrimet e përbashkëta ushtarake për t’i dhënë hapësirë dialogut me Korenë e Veriut, sa i përket programit të saj bërthamor, transmeton Telegrafi.


Këto komente të Pyongyong kanë pasur disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Kimit të “reagon shpejtë” për të “arritur marrëveshje”, duke paralajmëruar samit të ri me fjalë “Shihemi së shpejti”.

Koreja e Veriut gjithashtu ka njoftuar se ka kryer dy ushtrime në tre ditët e fundit, ku Kim ka ftuar pilotët ushtarakë të bëhen gati për armikun duke “qëndruar të armatosur deri në dhëmbë”. /Telegrafi/