Para pakë ditësh është nisur një eskortë diplomatike për në Tripoli të Libisë më qëllim lobimi për njohjen e shtetit të Republikës së Kosovës. Kjo eskortë në përbërje ka hiç më pak se 150 veta të profileve të ndryshme profesionale e shoqërore, duke filluar nga: profesor universitar, student, doktorë, infermier, gazetarë, politikanë, zyrtarë të subjekteve politike (AKR), e njerëz të profesioneve të ndryshme. Të gjithë këta në shërbim vendit, (Kosovës) me të vetmin kusht njohjen e saj. Njeriu fajtor për të gjithë këtë është lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), presidenti i saj Behgjet Pacolli. Angazhimi i tij diplomatik për njohjen e Pavarësisë së Kosovës tashmë është i dëshmuar, pikërisht nga aktiviteti i tij dhe stafit të tij lobuesـdiplomatik kanë ardhur shumë njohje për Kosovën si shtet Sovran e i mëvetësishëm.

Ky lider i diplomacisë po jep gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që Kosovës t’i shtohen njohjet. Subjekti i tij politik i cili është në opozitë tani, ka bërë jashtëzakonisht shumë në aspektin ndërkombëtar në pasqyrimin e gjendjes reale në vend. Aktiviteti i tij diplomatik vërtetë duhet përshëndetur e përkrahur, nuk është fer dhe e drejtë që një sukses i tillë diplomatik të mohohet për atë se gjendja faktike nuk e lejon një “diskriminim” të këtij lloji meskin. Smira ndaj këtij lideri, i cili për ditë e me tepër po e konsolidon ekipin e tij lobuese dhe po rritë namin e Kosovës apo po e dërgon flamurin e saj në çdo cep të botës duhet hequr përfundimisht, është nivel i ulët para se gjithash. Për atë që po bënë për vendin tij, ai patjetër që duhet të jetë krenar, por ne si qytetar nuk mund të i durojmë egoizmat e bajraktarizmat që po shfaqën për shkak të njohjeve. Duhet tu vije keq atyre që merren me këto inate e me këto gjëra kalamajsh.


Ajo çfarë i duhet Kosovës jo vetëm në fushën diplomatike por edhe në fushat e tjera shtetërore është bashkëpunimi i sinqertë kur kemi të bëjmë me çështjen e njohjeve. Bashkërendimi i detyrave është kyç për sukses diplomatik dhe të kesh një personalitet si Behgjet Pacolli i cili gëzon një respekt të jashtëzakonshëm ndërkombëtar deri në qoshet me të largëta të botës është pasuri, andaj duhet tejkaluar interesat privateـklanore dhe duhet kaluar në interesa më të gjëra nacionale. Për gjithë këtë punë që po bënë ai dhe partia e tij duhet përshëndetur e vlerësuar sinqerisht dhe të inkurajohet që të vazhdoj edhe me tej. Kosova ka nevojë si toka për shi për një lider diplomacie siç është presidenti i AKRـsë.