LAJMI I FUNDIT:

Liderët në SHBA të zemëruar me deklaratat e Trumpit për rezultatin zgjedhor

Liderët në SHBA të zemëruar me deklaratat e Trumpit për rezultatin zgjedhor

Liderët në Shtetet e Bashkuara, nga radhët e të dy partive politike, kanë shprehur zemërimin e tyre, mbi komentet e kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili ka refuzuar të thotë ‘nëse do ta pranojë rezultatin zgjedhor në rast të humbjes në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit’.

Presidenti Barack Obama e quajti të “rrezikshëm” pohimin e Trumpit se zgjedhjet janë “të manipuluara” dhe kjo, me sa duket, ‘për shkak se sondazhet tregojnë se kundërkandidatja e tij demokrate, Hillary Clinton është shumë më përpara tij’.

“Kur ju përpiqeni të mbillni dyshim në mendjen e njerëzve lidhur me legjimitetin e zgjedhjeve tona, kjo gjë dëmton demokracinë tonë”, ka thënë Obama.


“Kur ju sugjeroni se ka manipulim apo mashtrim pa ofruar asnjë provë …Trump bëhet i nominuari i parë i një partie të madhe në historinë e Amerikës që sugjeron se ai nuk do të pranojë rezultatin pavarësisht humbjes … kjo çështje nuk është shaka”, ka thënë presidenti Obama, transmeton Evropa e Lirë.

Kryetari i dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, Paul Ryan, përmes zëdhënësit të tij ka thënë se “demokracia jonë varet në besimin në rezultatet zgjedhore dhe zoti Ryan është i sigurt se shtetet do t’i organizojnë këto zgjedhje me integritet”.

Senatori republikan John McCain, i cili në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, u mposht nga Obama ka thënë se “mua nuk më pëlqeu rezultati i zgjedhjeve të vitit 2008. Por e kam pasur për obligim që ta pranojë atë dhe e kam bërë pa ngurrim. Koncesioni është akt i respektit për të mirën e amerikanëve, një respekt që është përgjegjësia e parë e çdo lideri amerikan”, ka thënë McCain.

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu

Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu

Azia
Kalo në kategori