LAJMI I FUNDIT:

Licencimi i laboratorëve privat për COVID-19, kërkohet të mos ketë marrëveshje “të brendshme” për caktim të çmimit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi u kanë bërë thirrje laboratorëve të licencuar për testime për COVID-19 që të mos bëjnë marrëveshje në mes vete për caktimin e çmimit në dëm të qytetarëve të vendit.

Zemaj dhe Prestreshi kanë thënë se ky proces do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas licencimit të laboratorëve ky proces duhet të zhvillohet duke respektuar politikat e konkurrencës dhe për të mos lejuar monopol, raporton Telegrafi.


Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19
Lexo po ashtu Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19

“I bëjmë me dije institucioneve të licencuara dhe atyre që do të licencohen se ky proces do të monitorohet nga autoritetet shtetërore….Jemi në kohë pandemie, kohë emergjente dhe duhet të kemi kujdes të shtuar dhe të jemi përgjegjës para qytetarëve”, tha ai.

“Më konkretisht mbështetemi te Autoriteti i konkurrencës dhe institucionet tjera përgjegjëse për të na siguruar që laboratorët nuk do të bëjnë asnjë lloj marrëveshje për caktimin e çmimit në dëm të qytetarëve”.

Ai tha se Kosova është me ekonomi të lirë të tregut por nuk do të thotë të mos ketë rregulla e mbikëqyrje.

“I bëjmë thirrje institucioneve të licencuara t’i respektojnë rregullat dhe të mos na vënë në pozitë që të marrim masa për dënime dhe tërheqje të licencës”, tha ai.

Ndërkaq, Valon Prestreshi nga Autoriteti i Konkurrencës tha se do të jenë në gatishmëri të plotë për ta mbikëqyrur këtë proces.

Ai tha se nga ditët e para kur ka filluar pandemia kanë ndërmarrë të gjitha masat që të parandalojnë çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës, ndërsa njoftoi se gjatë muajit prill kanë evidentuar shkelje të konkurrencës në disa raste që kanë të bëjnë me shitje të dezinfektuesve dhe alkoolit për përdorim mjekësor. “Sapo të kemi diçka të re do të informojmë”, tha ai.

Prestreshi u bëri thirrje institucioneve të licencuara që në mënyrë të pavarur të bëjnë caktimin e çmimit të shërbimeve dhe të mos bëjnë ndonjë marrëveshje në mes vete në dëm të qytetarëve të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori