LAJMI I FUNDIT:

Libri i ri “Advances in horticultural soilless culture” i Akademikut Nazim Gruda

Libri i ri “Advances in horticultural soilless culture” i Akademikut Nazim Gruda

Një punë disavjeçare, një vepër e freskët e bashkëkohore, sa shkencore në diskutimin e hipotezave, aq edhe praktike në zbatimin e tezave dhe aplikimeve të tyre në terren

Në kinematografi e teatër disa herë artistët apo aktorët e shquar, marrin përsipër regjinë e pjesës. Filmi a pjesa teatrore spikatin nga një profesionalizëm i arrirë në këtë rast. Në shkencë, ky rol përmbushet me editimin e një botimi, që me tërë kuptimin e fjalës i përngjet regjisë.


Në shqip ne zakonisht përdorim “redaktim” si sinonim për “editim”, por editimi mund të përmbajë shumë tepër. Kjo veprimtari fillon me skicimin dhe projektimin e veprës, gjetjen e fitimin e autorëve, ndërveprimin me autorët dhe shtëpinë botuese, redaktimin dhe finalizimin e punës. Dhe jo të gjithë artistët dhe aktorët i dedikohen regjisë.

Përvoja e mëparshme dhe autoriteti (artistik) janë premisat e kërkuara. Kështu edhe në rastin e Akademikut Nazim Gruda, që ka botuar qindra artikuj e kapituj për këtë fushë. Këtu përfshihen edhe ato në Enciklopedinë e Shkencave te Tokës si edhe manualet e FAO-së, Organizatës Ndërkombëtare te Bujqësisë dhe Ushqimit.

Vetëm disa ditë më parë një artikull i tij përgjithësues fitoi vendin e dytë për Best Paper Award në përvjetorin e 10-të të revistës Agronomy.

Këtë radhë ai vjen me një vepër të re madhore, paksa më ndryshe se sa herët e tjera. Në “Advances in horticultural soilless culture” të botuar nga shtëpia botuese e mirënjohur Burleigh Dodds Science Publishing me seli në Britaninë e madhe, ai është jo vetëm autor a bashkautor i tre krerëve, por edhe editor i saj.

Një punë disavjeçare, një vepër e freskët e bashkëkohore, sa shkencore në diskutimin e hipotezave, aq edhe praktike në zbatimin e tezave dhe aplikimeve të tyre në terren.

Por çfarë janë “soilless culture”? Teknikat e kultivimit në sisteme pa tokë, përfshirë edhe hidroponinë, vijojnë të tërheqin vëmendjen e agrikulturës së zbatuar, si mënyra më efikase për të rritur bimët.

Këto sisteme të mjedisit të kontrolluar janë më pak të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të klimës dhe janë të përshtatshme edhe për bujqësinë urbane.

Ky koleksion i paraqitur, pasuron kërkimin mbi optimimin e sistemeve pa tokë duke dhënë një ndihmesë në prodhimin e ushqimit të qëndrueshëm që përdor një klimë të “zgjuar”.

Në pjesën e parë diskutohen parimet dhe përparimet në të kuptuarit e lëndëve ushqyese, thithjes së ujit dhe larmisë së substrateve, në veçanti alternativat e ripërtëritshme të materialeve të përdorura. Vetive fizike, kimike dhe biologjike të materialeve të përdorura si edhe formulimet e lëndëve ushqyese i bëjnë këto krerë sa shkencorë aq edhe tërheqës për lexuesin.

Pjesa e dytë vlerëson përparimet në teknologjitë moderne, modelimin si edhe kontrollin e proceseve si në serrat bashkëkohore ashtu edhe në sistemet urbane, si p.sh. “vertical farming” – kultivimin në lartësi. Së fundmi, janë përfshijnë disa raste studimore për bimë të hortikulturës, si domatja, luleshtrydhja dhe bimët zbukuruese.

Autorët e krerëve të këtij libri janë të mirënjohur dhe vijnë nga institucione të njohura, thuajse nga të gjithë kontinentet. Ndaj se çfarë shkruajnë ekspertët e fushës për këtë vepër, autorët si edhe për editorin e saj nuk është rastësi. Për më tepër, shih: bdspublishing.com

Marrë nga: Akademia e Shkencave e Shqipërisë

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori