LAJMI I FUNDIT:

Libri i Grudës, dhuratë për deputetët e pozitës (Video)

Libri i Grudës, dhuratë për deputetët e pozitës (Video)

Deputetët e pushtetit do ta gjejnë nga një dhuratë në kutitë e tyre postare.

Jo gaz lotsjellës, por nga një libër me autor profesorin e së drejtës ndërkombëtare Zejnullah Gruda, “Kufijtë në dëm të shqiptarëve”, raporton KTV.


Mes shumë problemeve që shqiptarët ndër vite kanë pasur me fqinjët pikërisht për kufijtë, Gruda në libër thotë se u bë gabim në demarkacionin me Malin e Zi.

Krerët e partive opozitare, AAK dhe Nisma, kanë blerë 75 kopje të këtij titulli, për t’ua dërguar deputetëve të partive në pushtet, me shpresën që mbase do të binden se marrëveshja ishte e dëmshme.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se këtë libër duhet ta lexojnë jo vetëm ata që janë në pushtet, por të gjithë qytetarët e vendit.

Ndërkaq, lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ky libër jep fakte të mjaftueshme për t’i thënë jo Marrëveshjes për Demarkacionin.

Deputetët e pushtetit do ta pranojnë këtë libër, por i bëjnë të qartë opozitës se mënyra e vetme për të diskutuar për këtë çështje është Kuvendi.