Shëndeti i mirë është baza për një jetë të gjatë dhe të kënaqshme por disa sëmundje s’i shmangë dot. E megjithatë mund të bësh shumë që t’i parandalosh ose të ngadalësosh përparimin e tyre.

Libraria Dukagjini ndan me ju disa libra që do t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë më të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur.

“Libri i vogël i shëndetit” nga Dr. Michael Spira:

Dr. Michael Spira bashkon dhjetëra këshilla që mund të zbatohen lehtësisht, në këtë libër të qartë dhe të përmbledhur. Disa nga këshillat e tij më të rëndësishme janë:

-Hani pesë porcione në ditë, kujdes karbohidratet, hani më shumë proteina, hani më pak yndyrna të ngopura, merrni omega-3 shtesë, hani më shumë fibra dhe pini më shumë lëngje.

-Bëni të paktën një orë aktivitet fizik çdo ditë, bëni së paku 10.000 hapa, flini gjumë mjaftueshëm  dhe bëni rregullisht analizat e gjakut, urinës etj.

-Krijoni një qëndrim pozitiv, bëjeni veten të lumtur, qeshni shumë, përqafoni sfidat e jetës, menaxhoni stresin e punës dhe , bëni më shumë pushime.

“Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm” nga Martha Stewart:

Ky libër përmban rregulla të arta për një jetë të suksesshme të ndara në kapituj, ku trajtohen nevojat gjithmonë e në ndryshim përgjatë çdo dhjetëvjeçari, përfshirë këtu:

– Mbani një depo me produkte të shëndetshme, ku të gjenden elementet bazë të regjimit tonë ushqimor.

– Mbani një depo me produkte të shëndetshme, ku të gjenden elementet bazë të regjimit tonë ushqimor.

-Mjekohuni me zgjuarsi dhe kushtojuni vëmendje dhimbjeve.

“Medical Medium” nga Anthony William:

Libri “Medical Medium” paraqet një metodë avangarde e shërimit. Anthony William ndan njohuritë e tij revolucionare lidhur me arsyet e vuajtjeve tona dhe mënyrën se si të shërohemi nga më shumë se 20 sëmundjet më të përhapura:

– ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti)
– Lodhja e gjëndrave mbiveshkore.
– Autizmi
–  Sëmundjet autoimmune
– Depresioni dhe ankthi
– Diabeti
– Çrregullimet e tretjes
– Migrena
– Çrregullimi i stresit posttraumatik
– Etj.