LAJMI I FUNDIT:

Libraria ‘Dukagjini’ vendi unik në qendër të Prishtinës që po mahnitë të gjithë

Libraria ‘Dukagjini’ vendi unik në qendër të Prishtinës që po mahnitë të gjithë

Ditët e ftohta të dimrit kanë mbërritur tash e një kohë.

Një numër i madh i njerëzve kërkojnë të strehohen diku për të pirë një kafe, për t’u çlodhur ose për të biseduar me miq. Disa të tjerë dëshirojnë të shijojnë ngrohtësinë e shtëpisë me një filxhan çaj e disa të lexojnë librat e tyre të preferuar dhe të futen në botën e imagjinatës.

Një kënd i vogël i sheshit të Prishtinës mban një prej vendeve më atraktive dhe unike si për vendasit gjithashtu edhe për turistët.

Është fjala për librarinë “Dukagjini”, e cila njihet ndryshe edhe si parajsa e adhuruesve të librave.

Ky vend me vite të tëra ka qenë vendi i preferuar i qindra vizitorëve që kanë hyrë dhe dalë brenda ditës. Tani libraria “Dukagjini” e vërteton se nuk është thjeshtë një librari ku mund të shkoni dhe të blini libra. Aty ju presin gjithsej 22 mijë tituj të ndryshëm, një staf mikpritës, atmosferë e ngrohtë festive, muzikë e lehtë klasike nga pianistja e librarisë dhe oferta pafund për festat e fundvitit.

Nëse dëshironi të kaloni kohën në ngrohtësinë e një ambienti fantastik, vizitoni librarinë ‘Dukagjini’ dhe përjetoni botën e vërtetë të librit.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare te librarisë në Facebook dhe Instagram.

Artikull i sponsorizuar