LAJMI I FUNDIT:

Libraria Dukagjini sjell “Bookfest-in”, në Gjilan, Albi Mall

Libraria Dukagjini sjell “Bookfest-in”, në Gjilan, Albi Mall

Në një lokacion më ndryshe, libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Këtë rradhë më afer lexuesve në qytetin e Gjilanit.

Me shumellojshmeri të titujve për të gjitha moshat dhe aktivitete për fëmijë do ta kthejnë festivalin e librit në një pikë tejet atraktive sociale e kulturore.

Synimi i përbashkët i “Dukagjini”-t dhe i “Albi Mall”-it mbetet që vizitorit a klientit në këtë qendër tregtare t’i ofrohet mundësia që të jetë më afër vlerave kulturore e artistike, me librin në qendër. “Dukagjini” nuk e trajton librin thjesht si një produkt, por si një vlerë për të cilën shoqëria ka gjithnjë nevojë.

Aktivitetet përcjellëse përgjatë 5 ditëve (nga 28 shkurt deri me datë 3 mars 2024) do të tërheqin vëmendjen e vizitorit kah libri, duke mos lënë anash argëtimin, lojën dhe shpërblimin.

Lexime të librave për fëmijë, vizatime dhe aktivitete te tjera do të ngjallin kureshtjen dhe do të nxisin imagjinatën e fëmijëve përgjatë ditëve të BookFest-it.

Bashkohuni me “BookFest”.