LAJMI I FUNDIT:

Libraria “Dukagjini” kremton 23 vjetorin e themelimit, vazhdon përkushtimin ndaj lexuesve 

Libraria “Dukagjini” kremton 23 vjetorin e themelimit, vazhdon përkushtimin ndaj lexuesve 

Libraria “Dukagjini”, më 4 maj (e enjte), feston 23 vjetorin e themelimit.

Stafi i librarisë “Dukagjini” është krenar dhe i lumtur që për plot 23 vite, me përkushtim maksimal ka arritur t’i shërbejë lexuesve dhe klientëve të saj. Për këtë, libraria “Dukagjini” falënderon secilin person që e ka vizituar të paktën një herë librarinë “Dukagjini”. Për më shumë se dy dekada, ne kemi krijuar një komunitet të jashtëzakonshëm të libërdashësve, që librarinë tonë e kanë opsionin e parë për të kënaqur shijet e tyre të leximit.


Për nder të 23 vjetorit të themelimit të librarisë, “Dukagjini” ofron 23 për qind zbritje për të gjithë artikujt në librari dhe në website. Zbritja vlen edhe në librarinë tonë në shesh edhe në pikën e re në “Prishtina Mall”. Përveç kësaj, në të enjten e 4 majit në librarinë “Dukagjini” ju presin edhe befasi e shpërblime të tjera. Andaj, ju ftojmë që të bëheni pjesë e festës sonë.

Libraria “Dukagjini” është pjesë e korporatës me të njëjtin emër dhe është lider i kulturës së librit në Kosovë. Pika e saj në qendër të Prishtinës është kthyer në pikë të rëndësishme reference për identitetin urban të kryeqytetit, jo thjesht në një hapësirë për shitjen e librit, por në një pikëtakim të lexuesve, një arenë aktivitetesh kulturore e sociale dhe një institucion që ngjall dëshirën për librin dhe vlerat.

Libraria “Dukagjini” premton se do të vazhdojë rritën e saj, dhe do të mbetet përherë e përkushtuar në shërbim të kultivimit të kulturës së leximit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori