Prezantuesja e njohur, Liberta Spahiu, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta me emisionin e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.


Së fundmi, prezantuesja e njohur ka publikuar disa fotografi të reja, ku ndryshe nga herët e tjera ka pozuar e mbuluar me shami.

lib1

Këtë fotografi, ajo i ka realizuar në Jordani - vend ky në të cilin ajo është duke i kaluar pushimet.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj, të cilët e kanë komplimentuar për këto imazhe. /Telegrafi/

lib2