Në një rritje të tensioneve midis Izraelit dhe Hamasit, janë publikuar disa pamje të cilat pretendohet se shfaqin sulmet izraelite në Libanin jugor.

Pamjet thuhet se u publikuan nga korrespodenti i organizatës mediatike në pronësi të Hezbollahut, Al Manar.


“Shpirtrat tanë janë në duart e Zotit”, thuhej në mbishkrimin e videos, raporton skynews.

“Nuk janë në duart e armikut izraelit. Zoti na bekoftë dhe na ruajt”.

Në anën tjetër, edhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), pretenduan se kanë goditur objektivat e Hezbollahut jo vetëm përgjatë kufirit izraelit, por dhe brenda Libanit jugor.

Ndryshe, ofensiva e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit ka filluar pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

https://twitter.com/alishoeib1970/status/1738475693124550687