LAJMI I FUNDIT:

Lia e majmunëve, MSH dhe IKSHPK mbajnë sot konferencë për media

Lia e majmunëve, MSH dhe IKSHPK mbajnë sot konferencë për media

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ditë më parë kanë thënë se po përcjellin me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani.

Sot Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se përfaqësues të MSH-së dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve.


Konferenca do të mbahet në orën 14:00.

Ndryshe, në një intervistë për Telegrafin, infektologu Hamdi Ramadani bëri të ditur se përhapja e kësaj sëmundje bëhet përmes pështymës dhe gjakut të njeriut të infektuar.

Kurse në momentin që një njeriu ka kontakt me kafshë të egra, brejtësit dhe majmunët, automatikisht është i rrezikuar.

“Lia e majmunëve”, simptomat, përhapja dhe shërimi – infektologu Ramadani njofton rreth sëmundjes 
Lexo po ashtu “Lia e majmunëve”, simptomat, përhapja dhe shërimi – infektologu Ramadani njofton rreth sëmundjes 

“Shkaktari i sëmundjes është një virus, prandaj quhet sëmundje virusale që kryesisht kap kafshët e egra, brejtësit e majmunët. Normalisht në kontakt me këto kafshë njeriu që eksponohet para tyre e fiton edhe sëmundjen. Kurse përhapja e sëmundjes që është e rëndësishme për ta ditur bëhet me anën e infeksiozitetit apo pështymës së infektuar por edhe përmes gjakut të personit të infektuar mund të përhapet”, tha ai.

Temperaturë e lartë, ethe, dhimbje të muskujve, nyjave, kokës dhe lodhje permanente janë disa prej simptomave me të cilat manifestohet kjo sëmundje, njofton Ramadani.

Kurse simptomë tjetër me të cilën karakterizohet “Lia e Majmunëve”, është edhe skuqja e fytyrës dhe e duarve të ekspozuara.

“Bazuar në të dhënat e paraqitura nga autoritetet shëndetësore të vendeve, nga ku është shfaq por edhe ato të mëparshme. Simptomat e kësaj sëmundje janë: temperatura e cila është e lartë deri 39 gradë po ashtu fillojnë ethet, pastaj dridhjet, dhimbje të muskujve, të nyjave, të kokës dhe përveç këtyre lodhja është një simptom permanent i sëmundjes, më vonë shfaqen edh ajtje të nyjave limfatike përkatëse, po ashtu sëmundja karakterizohet edhe me skuqje të fytyrës dhe të duarve ”, deklaroi Ramadani.

Kryetari i Infektologëve të Kosovës vlerësoi e ata të cilët veç preken nga kjo sëmundje duhet të izolohen dhe të hospitalizohen për dhjetë ditë.

“Ecuria e sëmundjes shkon nga shtatë deri në dhjetë ditë e në rrallë deri në 14 ditë. Tash për tash sëmundja kalon pa ndonjë komplikim. Të sëmurët me ‘Linë e Majmunëve’, rekomandohet të ndalen të izolohen dhe të hospitalizohen për shtatë ose dhjetë ditë shkak të kufizimit dhe përhapjes”, tha ai.

Se kjo sëmundje nuk kursen as moshë as gjini, e konfirmon edhe infektologu Ramadani.

Ai pohoi se në momentin që një njeri ka kontakt me personin e infektuar ose me kafshë është i rrezikuar.

“Kjo sëmundje nuk kursen ndonjë moshë. Është ajo që quhet ekspozim, njeriu kur i ekspozohet një infeksioziteti në afërsi të ngushtë, me personin e infektuar apo me kafshën e infektuar mundësia që të paraqitet sëmundja është e madhe. Pra kjo nuk dallon ndonjë moshë ose gjini të caktuar”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori